Reforma Zgjedhore, KiE: Prishja
e marrëveshjes, e papranueshme

Reforma Zgjedhore, KiE: Prishja <br />e marrëveshjes, e papranueshme
Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, takon zëvendës Presidentin e KiE dhe kandidatin për President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jean-Claude Mignon.

Në Maj të vitit të ardhshëm, Shqipëria merr Presidencën e rradhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, duke shënuar kështu një ngjarje historike për vendin.

Biseda u ndal në prioritet e Presidencës shqiptare si pjesë e Platformës së kryesive të Trojkës së Komitetit të Ministrave, duke u fokusuar në: Reformën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut; Forcimin e demokracisë lokale; Dialogun ndërkulturor, edukimi ndaj tolerancës, sfidat e të jetuarit së bashku.

U bisedua gjithashtu edhe për Reformën Zgjedhore, sipas Mignon, Këshilli i Europës ka punuar shumë që palët të arrinin konsensusin dhe kthimi mbrapa do ishte e dëmshme për demokracinë.

“Këshillit i Europës së bashku me Asamblenë e KE-së kanë punuar për arritjen e një konsensusi mes palëve dhe prishja e marrëveshjes tani do të ishte e papranueshme për demokracinë. Këshilla ime për Reformën Zgjedhore është diskutim, kjo është demokracia dhe parlamenti. Është e rëndësishme që nesër palët të arrijnë një draft të pranueshëm për të gjithë”, tha Mignon

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin