Komisioni për Reformën Zgjedhore do të aktivizohet ditën e hënë në mbledhjen e parë të tij.

Ai do të mblidhet në orën 12.00 nën drejtimin e Bashkim Finos, teksa nuk është konfirmuar ende pjesëmarrja e opozitës.

Në rend të ditës është parashikuar: Caktimi i grupit të ekspertëve, Ftesa për institucionet ndërkombëtare për të asistuar punën e Komisionit dhe të grupit të ekspertëve dhe Çështje të tjera.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)