Reforma Zgjedhore, partitë e
djathta: Pro listave të hapura

Reforma Zgjedhore, partitë e<br />djathta: Pro listave të hapura
Partitë e vogla opozitare kërkojnë sistem zgjedhor me lista të hapura kandidatësh për deputetë. Ndryshe nga PD e cila është shprehur kundër kësaj idéje  të hedhur nga LSI, për aleatët e vegjël, kjo formë garimi do të prodhonte një parlament të zgjedhur nga votuesit dhe jo kryetarët e partive.
 
Takimi është thirrur nga kreu i Republikanëve Fatmir Mediu në selinë e tij ku merrnin pjesë Dashamir Shehi, Arjan Starova , Lufter Xhuveli dhe aleatë të tjerë.
 
Në këtë mbledhje u ra dakord që të ngrihet një grup i posaçëm teknik i cili do të përgatisë dhe draftoj ndryshimet përkatëse duke ia paraqitur për diskutim PD-së dhe më pas komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. 

Një tjetër propozim i aleatëve të djathtë është dhe që votimi dhe numërimi i votave të kryhen nëpërmjet sistemeve elektronike. Teknologji kjo e cila nuk u realizua dot në zgjedhjet e 2013-ës, pavarësisht se u lidhën kontratat me kompaninë spanjolle e cila do t’i realizonte ato.

Po ashtu partitë e vogla, bien dakord me propozimin e PD-së dhe PS-së për të pasur financime të fushatës elektorale vetëm nga buxheti i shtetit dhe jo donatorët privatë.

Propozimet e tyre do të përmblidhen në një draft të plotë që do t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Komision në të cilin 2 partitë e mëdha PD e PS kanë të drejtën e vetos dhe asnjë vendim nuk mund të miratohet pa pëlqimin e ndonjërës prej tyre.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois