Reforma Zgjedhore, PD nis
punën për amendamentet ligjore

Reforma Zgjedhore, PD nis<br />punën për amendamentet ligjore
Ashtu siç pati paralajmëruar bashkëkryetari demokrat i Komisisonit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi, opozita ka nisur punën konkretisht për këtë çështje.

Burime nga PD bëjnë me dije se ekspertët e kësaj force politike po punojnë për ta përkthyer në draft me amendamente ligjore platformën demokrate për kodin zgjedhor.
 
Mësohet se ata po punojnë me këtë platformë duke bërë propozime konkrete në kod të përqëndruar në tre çështje kryesore, që kanë të bëjnë me votimin dhe numërimin e elektronik të votave, financimin 100 përqind nga buxheti i shtetit i fushatave zgjedhore për partitë politikë si dhe shitblerja e votës të konsiderohet vepër penale.
 
Pritet që këto amendime ligjore në kodin zgjedhor, opozita t’i propozojë në Komisionin e Posaçëm të reformës zgjedhore, brenda muajit shtator.
 
Më herët në muajin maj, e djathta në Komisionin e Posaçëm depozitoi një platformë përmes të cilës opozita pretendon se sigurohen standardet në zgjedhje.
 
Duke iu referuar kësaj platform, në fillim të muajit gusht, kryedemokrati Basha tha se kusht për zgjedhjet e lira do të jetë një qeveri teknike, ndërsa opozita o qëndron propozimeve të saj për reformën zgjedhore.
 
Ndërkaq në çelje të sesionit parlamentar, kreu i kuvendit Ilir Meta, në fjalën e tij tha se kuvendi duhet të përmbyllë gjatë kësaj kohe reformën zgjedhore.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament