TIRANE- Demokratët tregon më të shpejtë për të dërguar emrat e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa ambienti politik është më se i ngarkuar jo vetëm me reformën në drejtësi por dhe me debatin për sistemin “prim” që do sillte automatikisht për partinë e parë në zgjedhje dhe 20 deputetë më tepër. Nëse PD e përdori në fillim si një diversion ndaj koalicionit PS-LSI, edhe i qëndroi kësaj ideje, PS përpos një deklarate të ministrit Çuçi nuk është shprehur më, ndërsa LSI e partitë e vogla janë shprehur kundër, duke kërkuar proporcional kombëtar. PD kërkon dhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvend, duke e ndezur dhe më atmosferën.
/Shqiptarja.com











