Reforma, zyrtarja e SHBA Nuland
4 orë nesër në Tiranë, ja axhenda

Reforma, zyrtarja e SHBA Nuland<br />4 orë nesër në Tiranë, ja axhenda
Zëvendësndihmës sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland mbërrin këtë të dielë në Tiranë, ku ka parashikuar një axhendë takimesh me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Nuland do të pritet në takimin e parë nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në orën 14:30, më pas zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit do të takohet në orën 15:30 me kreun e opozitës Lulzim Basha, takim që do të zhvillohet në një nga hotelet e kryeqytetit. Në orën 16:00 ka takim me një grup gazetarësh dhe shoqërinë civile.

Mësohet se Basha në këtë takim do të shoqërohet nga deputetet Oerd Bylykbashi dhe Aldo Bumçi.

Pas takimit me kreun e PD, zëvendës sekretarja amerikane e shtetit do të pritet në takim nga kryeministri Edi Rama.

Zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë Victoria Nulland vjen në Shqipëri në kohën kur Reforma në Drejtësi ka mbetur ende në proces negocimi ndërsa ambasadori i SHBA Donald Lu ka folur për 21 korrikun, si datë të votimit të saj në parlament.

Diplomati amerikan u ka nisur këtë të enjte një letër individualisht deputetëve të parlamentit shqiptar, duke u kërkuar që ta votojnë drejtësinë, si një nga reformat që është jo vetëm në interes të qytetarëve shqiptarë por dhe në interesin kombëtarë të SHBA e të aleancës mes Shqipërisë dhe SHBA.

Burime jozyrtare thanë për Report Tv se pas takimeve me tre përfaqësuesit e lartë politik, zëvendës ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nulland, do të dalë një konferencë për mediat në të cilën do të përcjellë mesazhet e Shtëpisë së Bardhe për politiken shqiptare.

Mësohet se mesazhi i zonjës Nuland do të jetë i fokusuar në mënyrë specifike Reforma në Drejtësi dhe miratimi i saj nga palët politike në parlament, pasi cilësohet nga SHBA si një nga reformat që konsolidon demokracinë shqiptare.

Victoria Nuland ishte në kryeqytetin shqiptar në korrik të një viti më parë ku u takua me krerët e politikës shqiptare e ku mesazhi kryesor dhe në atë kohë ishte Reforma në Drejtësi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'