Reformat/Aleati i PD,Mediu:Të 
angazhohen ekspertët e opozitës

Reformat/Aleati i PD,Mediu:Të <br />angazhohen ekspertët e opozitës
Aleati kryesor i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu kërkon një shpejtësi të re ndaj lidershipit të PD, për organizimin e aksionit opozitar.

Pas takimit kokë më kokë me Bashën për rreth 1 orë në selinë blu, Mediu kërkoi që reforma zgjedhore dhe ajo kushtetuese të kalojnë më parë nga ekspertët.  

"Diskutuam gjerësisht për angazhimin e deputetëve të opozitës në parlament dhë për koordinimin e gjithë forcave opozitare.Zhvillimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore apo reformën kushtetuese padyshim kanë nevojë për një angazhim të të gjith nivelit të ekspertëve brenda opozitës, përpara se ne të fillojmë të diskutojmë për një marrëdhënie me pjesën tjetër që është mazhoranca,"u shpreh Mediu.

Teksa demokratët kanë paralajmëruar protesta ditën e shtunë përpara Parlamentit, aleati i tyre duket i pavendosur.

"Nuk mendoj që qëndrimi i opozitës duhet të përcaktohet nga raportet momentale dhe spontane por duhet të ketë një qëllim të caktuar për të ndërtuar një raport të drejtë"shtoi Mediu
 
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e komentoi kabinetin e ri qeveritar, si një histori të vjetër me pazare të reja.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar