Reformat e Ramës plot
dritë krahasuar me PD

Reformat e Ramës plot<br />dritë krahasuar me PD
TIRANE- Profile të ndryshme të politikanëve shqiptarë nga agjencitë ndërkombëtare të kërkimeve, ku krahasohen Rama, Basha e Meta.
Agjencia britanike e kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” nëpërmjet një raporti prej 26 faqesh kalon në skaner zhvillimet politike dhe ekonomike pas ardhjes në pushtet të maxhorancës së majtë. “The Economist Intelligence Unit’ beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014.

Maxhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë e një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë. Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve e më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”. ‘The Economist Intelligence Unit’ merr në analizë profilet politike të aktorëve më të rëndësishëm politik në vend.

“Kryeministri Edi Rama një artist gjatë nisjes së karrierës politike provoi se kishte aftësi politike duke u kthyer në një kryetar bashkie i suksesshëm për Tiranën duke realizuar ndryshime spektakolare gjatë kohës që ai e drejtoi këtë bashki. Ndryshe nga Berisha që drejtoi PD me grusht të hekurt, Rama brenda PS u ndesh me një mori sfidash përballë të vjetërve në këtë parti. Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjenaratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar”.

Raporti parashikon se e ardhmja e reformave udhëhequr nga Rama duket plot dritë krahasuar me vitet e shkuara, por natyra komplekse e shumë problemeve me korrupsionin e gjithanshëm, do ngjallin shumë pengesa në zbatimin e reformave. Për aleatin e Ramës kreun e kuvendit Ilir Meta raporti thotë se ai pas zgjedhjeve të 23 qershorit e rimori rolin e “Kingmakerit” që e fitoi pas zgjedhjeve të 2009. Meta theksohet në raport do kërkojë që partia e tij të trajtohet në qeveri si një partner i barabartë. ‘The Economist...’ parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD Lulzim Basha pas dhënies fund nga Sali Berisha drejtimit 22-vjeçar të partisë.

“Pasuesi Berishës Lulzim Basha kryetari i bashkisë së Tiranës është politikan me përvojë pasi ka drejtuar në shkuarën 3 ministri në qeverinë ‘Berisha’. Megjithatë Basha do ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brënda partise, që nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës. Ish-kreu demokratëve pritet të jetë një figurë influencuese dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai që do t’i japë Bashës këshilla se si të rikthejë popullaritetin e PD-së”.

Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë