ITALI - Gjithnjë e më e tensionuar situata në parlamentin Italian lidhur me ligjin për reformat kushtetuese. Në ditë pas sherrit në parlament pas propozimit të PD për të vazhduar me seancën e vazhdueshme dhe kundërshtimit nga opozita, të enjten në mbrëmje shpërtheu dhe një tjetër kaos grindje.

Në përfundim të një dite të gjatë me tensione dhe përplasje, Dhoma e Deputetëve u bë sërish një fushëbetejë e vërtetë. Lëvizja e 5 yjeve që kërkonte rinisjen e diskutimeve për nenin 15-të, nisi përplasjen e dosjeve të amendamenteve në tryeza ndërsa thërrisnin “ndershmëri, ndershmëri”.

Në këtë pikë shpërthen dhe përplasja me deputetët me stola e me të shara. Dy prej deputetëve të PD dhe SEL të parlamentit përfunduan në infermieri, me lëndime e fraktura të vogla. 

Seanca u detyrua të ndërpritej ndërsa opozita kërkoi seancë për ditën e premte për të diskutuar mbi vazhdimin e kësaj reformës kushtetuese.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)