Reformat në vend, Ngjela shigjeton
Koço Kokëdhimën si të korruptua

Reformat në vend, Ngjela shigjeton<br />Koço Kokëdhimën si të korruptua
Reformat e nisura në vend si ajo e Drejtësisë apo Antikorrupsionit, janë komentuar sot nga Spartak Ngjela, i cili ka shigjetuar edhe emra konkret të maxhorancës si të korruptuar.

Sipas Ngjelës, Koço Kokëdhima është njeriu që mishëron korrupsionin, madje ai shtron edhe pyetjen nëse reforma antikorrupsion do ta prekë apo jo Kokëdhimën.
Reagimi i Ngjelës ka ardhur në rrjetin social “Facebook” përmes një statusi, ku sqaron edhe mendimet e tij për vuajtjet e shqiptarëve nga gjendje të caktuara në vend.

Ja cfarë shkruan Spartak ngjela në faqen e tij Facebook për Koço Kokëdhimën

Po Koçon, mos ia kap dhe Koçon Ramës reforma pastruese e antikorrupsionit? Se, si shumë i bashkuar me hajdutin Meta duket se është ky Koçoja në këto momente !!! Pse të vijojmë më tej? A do reformohet sistemi i korruptuar shqiptar, dhe, nëse po, kush do ta reformoje: një grup hajdutësh kundër një grupi hajdutësh? Kjo nuk ka mundesi të quhet reformë, por antireforme. Prandaj, gjendja nuk mund të jetë e sqaruar nëse në këtë reformë, që është një çështje jetike për të ardhmen e shqiptarëve, nuk marrin pjesë të gjithe: individë dhe shoqata, gazeta dhe televizione”.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois