Reformat në infrastrukturë, Veliaj
takohet me ministrin Haxhinasto

Reformat në infrastrukturë, Veliaj<br />takohet me ministrin Haxhinasto
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takuan sot me qëllim koordinimin për realizimin me sukses të reformave në fushën e shërbimeve publike.

Ministri Haxhinasto u shpreh për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkinë e Tiranës, si bashkia më e madhe në vend, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, veçanërisht në disa sektorë kyç në transport dhe infrastrukturë. Ai e prezantoi z Veliaj me reformën në transportin ndërqytetës dhe reformën në sektorin e ujësjellës kanalizime, dy reforma zbatimi i te cilave do të fillojë në muajin Shtator.

Ministri theksoi se fokusi i reformës në Ujësjellës Kanalizime do të jetë përmirësimi i manaxhimit të ndërmarrjeve, reduktimi i humbjeve në rrjet dhe rritja e cilësisë së ujit për qytetarët. Politikë e re do ndiqet me subvencionet të cilat do të shkojnë për të mbështetur shtresat në nevojë dhe jo për të mbuluar keqmanaxhimin e ndermarrjeve.

Tjetër reformë të rëndësishme, Ministri veçoi reformën në transportin ndërqytetës, qe synon mbulimin me të mirë të territorit me transport si dhe rritjen cilësisë dhe konfortit të autobusëve.

Duke folur për transportin hekurudhur, Haxhinasto theksoi nevojën e rindërtimit të stacionit Hekurudhor të Tiranës, si stacion fundor i linjës Tiranë-Durrës.

Për sektorin e mbetjeve Ministri theksoi domosdoshmerine e një përqasje të re në trajtimin e mbetjeve të Tiranës nëpërmjet riciklimit, si dhe për angazhimin e sektorit privat në partneritet me sektorin publik, për manaxhimin me efikasitet të këtij sektori jetik për cilësinë e jetës së qytetarëve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën