Reformat, presioni i Brukselit
për gjetjen e konsensusit

Reformat, presioni i Brukselit<br />për gjetjen e konsensusit
TIRANE-Presioni i Brukselit ka bërë që dy partitë më të mëdha në vend, të arrijnë kompromisin e kërkuar për reformën zgjedhore, reformimin e rregullores së Kuvendit dhe diskutimin dhe miratimin sipas një kalendari të ligjeve me shumicë të cilësuar të bllokuar gjatë këtyre dy viteve në Kuvendin e Shqipërisë.
Në arritjen e marrëveshjes, pavarësisht se palët kishin caktuar negociatorë që negociuan për ditë me radhë ka peshën kryesore ky presion i Brukselit, i materializuar nga një letër e komisionerit të KE për Zgjerimin Stefan Fyle dërguar kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës, Rama, por dhe ardhjes dy here brenda një muaji të drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit, Sannino.

LETRA E FYLE
"Rinisja e një punë konkrete për 12 prioritetet kyçe, përfshirë këtu edhe përmes përfundimit dhe miratimit në Parlament të Planit të veprimit, krijimit të dy komisioneve parlamentare që do të punojnë për rregullorene Parlamentit dhe legjislacionin zgjedhor, dakortësisë mbi një kalendar të diskutimeve dhe miratimit në Parlament të legjislacionit kyç, të gjitha këto mund të përfaqësojnë një pikë të vërtetë kthese për Shqipërinë", shkruan Fyle në letrën dërguar për Berishën dhe Ramën.

MARRËVESHJA PS-PD
Ditën e djeshme u hodh hapi i parë i rëndësishëm, që ka të bëjë me miratimin në konferencën e kryetarëve të ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore, të një grupi pune për ndryshimet në rregulloren e Parlamentit si dhe të një kalendari për miratimin e ligjeve me 3/5.

REFORMA ZGJEDHORE
Komisioni i reformës zgjedhore do të ketë një përbërje të barabartë mes palëve, nga 5 anëtarë secila, ku PD do të lerë 3 vende për aleatët e saj, përkatësisht LSI, PDIU dhe PR ndërsa socialistët i lënë një vend aleatit të vetëm që përfaqësohet në Kuvend, PBDNJ.

REFORMA PARLAMENTARE
Ndërsa grupi i punës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, bazuar në atë të Parlamentit Europian, do të përbëhet prej 4 personash, edhe këtu me përfaqësim të njejtë.

LIGJET 3/5
Për ligjet me 3/5, e cila ishte çështja e mbetur pezull për dy vite me radhë, palët gjetën kompromis. Ligjet për të cilat ka më pak kundërshtime, do të kalojnë brenda tre javëve të ardhshme deri më 7 dhjetor, ndërsa të tjerat si Kodi Penal apo Gjykata Administrative do të përfshihen rast pas rasti në kalendaret tre javore, me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda marsit.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit