Reformat, Spanja e bllokuar
nga greva e përgjithshme

Reformat, Spanja e bllokuar<br />nga greva e përgjithshme
MADRID – Është luftë shifrash mbi pjesëmarrjen në grevën e përgjithshme në Spanjë, të shpallur kundër reformës së tregut të punës: për sindikatat, pjesëmarrja në orët e para të mëngjesit ishte 85% dhe mendohet të zbresi në 75% gjatë ditës. Ndërsa sipas qeverisë protesta nuk ka gjetur shumë mbështetës, nëse vlerësohen të dhënat mbi konsumit elektrik dhe ato mbi funksionimin e zyrave publike, të qëndrave tregtare dhe të sporteleve bankare.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikës së Brendshme, Cristina Diaz, ka njoftuar se normaliteti në vendet e punës “është shumë i lartë”. Pra, për Qeverinë pjesëmarrja në grevë është me siguri më e ulët se ajo e shtatorit 2010 kundër reformës së ish-kryeministrit Zapatero.

Një grup prej 500 manifestuesish marshoi ngadalë në Gran Via të Madridit, një prej rrugëve tregtare më të rëndësishme të kryeqytetit, duke bllokuar për rreth një orë trafikun.

Protesta, e thirrur nga sindikatat më të mëdha spanjolle, përkon me 100 ditët e para të qeverisë së Mariano Rajoy, që pikërisht nesër do të prezantojë një paketë të re masash për të çuar defiçitin në 5.3%.

Kjo është greva e tetë që kur është vendosur demokracia në Spanjë, një vend që numëron 5.2 milionë të papunësuar, ose 23% e popullsisë aktive.

Per l'esecutivo, l'alta disoccupazione è la ragione principale per la quale è stata fatta la riforma perchè il mercato deve essere flessibilizzato maggiormente e permettere una maggiore entrata e uscita.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se 58 persona janë ndaluar dhe 9 kanë mbetur të plagosur në përleshjet që ndodhën pak pas mesnatës, kur filloi zyrtarisht greva.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma