Autoritetet po ashtu do të garantojë hyrjen në Austri për 3,200 Emigrantë në ditë, të cilët do të kërkojnë azil në një shtet fqinj.
Komisioneri për emigrim në Bashkimin Europian, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se ky veprim nuk është në përputhje me ligjet evropiane.
Udhëheqësit e BE-së kanë bërë të ditur se do të mbajnë një samit me Turqinë në fillim të marsit, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të reja për krizën.
“Plani i veprimit BE-Turqi është prioritet i yni”, ka thënë presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk. BE është zotuar se do t’i japë Turqisë 3 miliardë euro, në këmbim të strehimit të refugjatëve në territorin e saj.
Mbi një milion njerëz kanë arritur në BE vitin e kaluar, duke krijuar krizën më të madhe me refugjatë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Shumica e refugjatëve janë nga Siria.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
