Refugjatët, Meta: Shqipëria s’do të
ndërtojë asnjë mur për t’i pengua

Refugjatët, Meta: Shqipëria s’do të<br />ndërtojë asnjë mur për t’i pengua
Kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehet se, dy sfidat kryesore të Shqipërisë janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Në një intervistë për “L’Unita TV”, ai tha se reforma në drejtësi përveçse do bëjë me efikase luftën ndaj këtyre dy fenomeneve,  do bëjë të mundur hapjen e negociatave për në BE. “Shqipëria, si vend kandidat për në BE, ka ndërmarrë të gjitha reformat e duhura për t’u përgatitur për hapjen e negociatave me BE. Dhe progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian vlerëson progresin e qëndrueshëm në kryerjen e reformave. Sidomos në drejtim, të pesë prioriteteve kyçe, që do bëjnë të mundur që vendit, pas miratimit në Parlament të ndryshimeve kushtetuese, që do t’i hapin rrugën reformës në fushën e drejtësisë, të jetë e mundur që t’i hapen negociatat dhe për në BE”, tha Meta.

Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Itali, ai tha se komuniteti gati 600 mijë shqiptarësh në Itali ka përmirësuar imazhin e vendit. “Raportet institucionale midis Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera. Mendoj se dëshmi e saj është dhe vizita që unë po zhvilloj në Itali, takimet e ndryshme, me Kryetaren e Parlamentit Boldrini, me Presidentin e Senatit, Grasso e shumë autoritete të tjera. Sikurse vizitat e Kryeministrit Renzi në Tiranë apo të Presidentit Grasso atje dhe të shumë figurave të tjera, kanë treguar që marrëdhëniet tona janë në nivelet më të larta dhe të shkëlqyera e s’janë thjesht marrëdhënie midis institucioneve. Por janë në radhë të parë marrëdhënie midis njerëzve, marrëdhënie shpirtërore, marrëdhënie kulturore. Dihet që në Itali kemi komunitet prej gati 600 mijë shqiptarësh mjaft mirë të integruar që janë mjaft të vlerësuar këtu e kanë përmirësuar imazhin e vendit tonë. Por njëkohësisht, dhe ne në Shqipëri kemi një komunitet të madh italian, që vjen duke u rritur.

Madje tani kemi dhe mjaft studentë italianë që studiojnë në Shqipëri e komuniteti i investitorëve italianë është komuniteti kryesor dhe ne shpresojmë që të zgjerohet më tej”, tha Meta. Shqipëria u ofron investitorëve italianë ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, jo vetëm mikpritjen e veçantë shqiptare, por në radhë të parë një rini që njeh Italinë, që flet në mënyrë të shkëlqyer italishten dhe mbi të gjitha, e që ka përgatitjen e duhur për të punuar në kompanitë italiane që mund të krijohen në Shqipëri. “Ofron dhe pozicionin e saj të veçantë, që ndihmon jo vetëm për investimet italiane në Shqipëri, por edhe përmes Shqipërisë edhe në vendet e tjera të Ballkanit, sidomos në Maqedoni, Kosovë apo në Malin e Zi, me të cilat ka një lidhje infrastrukturore të shkëlqyer”, tha Meta.

Ai evidentoi harmoninë fetare, që e ka thënë Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri, duke vlerësuar si një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës e të tolerancës ndërfetare, një shembull për të gjithë dhe kaq shumë i çmuar në ditët tona, kur ka përpjekje për të minuar bashkëjetesën ndërfetare. Për fluksin e refugjatëve që mund të kalojë në vendin tonë nga muri që Maqedonia po vendos në kufi, Meta tha se s’do ndodhë në Shqipëri. “Shqipëria nuk do ndërtojë asnjë mur për të penguar emigrantët që të hyjnë në vendin tonë dhe nuk mendojmë se kjo situatë përballohet duke ndërtuar mure. Por duke bashkëpunuar me të gjitha vendet e BE dhe rajonit tonë, pasi vetëm përmes përpjekjeve të koordinuara e duke ndarë bashkë barrën e rëndë të kësaj krize, mundet t’u vijmë në ndihmë të gjithë të rrezikuarve nga lufta. Nënvizojnë problemet e sigurisë, problemet sociale që kjo krizë e emigrantëve dhe e refugjatëve po sjell në Evropë”, tha Meta.
 
 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas