Refugjatët në Shqipëri? Ja 
momenti i duhur për Bushatin

Refugjatët në Shqipëri? Ja <br />momenti i duhur për Bushatin
Shqipëria është një vend modest, me kapacitete modeste të burimeve njerëzore dhe financiare, por nuk mungon vullneti politik për të kontribuar në krizën e refugjatëve, duke pasur parasysh që duhet të ketë një përgjigje të unifikuar nga BE.

Kështu u shpreh nga foltorja e parlamentit ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, mbi krizën e refugjatëve dhe rolin e Shqipërisë në të. Shefi i diplomacisë shqiptare tha se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, për një kontribut në sintoni të plotë me një zgjidhjeje evropiane.

Për këtë Bushati tha se Shqipëria është pjesë e 12 shteteve, të cilat janë të angazhuara në rang kryeministrash, të cilët shkëmbejnë kontakte dhe informacione në distancë mbi planin e masave të marrave për përballimin e krizës.

“Asnjë vend i vetëm nuk mund të përballët me këtë krizë. Jemi dëshmitarë që rregullat e Shengen janë vënë në diskutim . Jemi dëshmitarë tqë  nga tetori i vitit të kaluar një pjesë e konsiderueshme e BE nuk u janë përmbajtur angazhimeve përkatëse. Një pjesë e vendeve janë shprehur kritik ndaj politikave që ka ndjekur Gjermania. Shqipëria ka qenë aktive, koherente në angazhimet e saj dhe më vjen keq kur thuhet që qëndrimi ka qenë ambik. Një javë më parë kemi dëgjuar Mogherinin si është shprehur për këtë çshjten, por mund t’iu them që Shqipëria është vlerësuar për rolin e saj në rajon edhe nga kancelaria gjermane, SHBA, presidenca franceze,” tha Bushati.

Sa i takon bashkëpunimit me Italinë, kreu i diplomacisë  u shpreh se ai ka nisur që në fillim të vitit, dhe është rënë dakort për një plan masash të përbashkët.
Ndërsa duke iu referuar muxhahedinëve, Bushati tha se është një çështje krejt ndryshe nga ajo  e refugjatëve të Lindjes së Mesme.

“Rastet janë të ndryshme dhe sa i përket historisë së refugjatëve iranianë me ata të Lindjes së Mesme. Edhe sa i përket aseteve logjistike dhe humanitare,” përfundoi Bushati fjalën e tij.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'