Refugjatët, Valls kritika "dyerve të
hapura" të Merkel: Evropa në rrezik

Refugjatët, Valls kritika "dyerve të<br />hapura" të Merkel: Evropa në rrezik
Kryeministri francez Manuel Valls ka paralajmëruar se kriza e emigrantëve po e vë rrezik të madh Bashkimin Europian.
 
Në një intervistë për BBC, Valls tha se Europa nuk mund të pranojë të gjithë emigrantët që ikin nga luftërat në Siri dhe Irak.
 
"Përndryshe - tha ai - shoqëritë tona do të destabilizohen totalisht."
 
Më shumë se një milion emigrantë mbërritën në Evropë vitin e kaluar, duke e bërë shumë udhëtime të rrezikshme.
 
Sipas kryeministrit francez Evropa duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të kontrolluar kufijtë e saj të jashtëm.
 
I pyetur në lidhje me kontrollet kufitare brenda Evropës të vendosura nga disa shtete, duke rritur frikën për fundin e zonën Shengen, Valls tha se vetë koncepti i Evropës tani ishte në rrezik shumë të madh.
 
Megjithëse jo drejtpërdrejt ai kritikoi politikën  e dyerve të hapura e ndjekur nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
 
"Një mesazh që thotë " Ejani, ju do të jeni të mirëpritur "provokon ndryshime të mëdha" - theksoi Valls.
 
 Ai tha gjithashtu se Franca do të mbajë gjendjen e jashtëzakonshme deri  sa të përfundojë lufta kundër Shtetit Islamik. Kjo masë është marrë nga autoritetet franceze pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ku u vranë 130 persona.   

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë