"Refugjatët", Çuko: SHISH e
Policia monitorim për terroristë

Policia monitorim për terroristë">
Shërbimet sekrete dhe Policia e Shtetit po monitorojnë rreptësisht kufirin për të shmangur infiltrimin e elementëve terroristë së bashku me emigrantët sirianë që ndodhen në kufirin grek. Arben Çuko, anëtari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, konfirmon se nga të dhënat e marra prej këtyre institucioneve deri më tani situate është nën kontroll.

Përsa i përket rrezikut të infiltrimit të këtyre militantëve të çmendur të ISIS unë mendoj se strukturat tona të policisë dhe SHISH i kanë kapacitetet për të mbajtur nën kontroll dhe për të realizuar procesin e verifikimit, pasi mund të kemi edhe ndonjë të infiltruar” tha ai.

Afrimi i kampeve të emigrantëve kaq pranë kufirit shqiptar, mbetet një çështje e brendshëm e Greqisë, sipas deputetit socialist. Që nga ana tjetër thotë se shteti shqiptar ka një plan rezervë në rast se sirianët kapërcejnë kufirin.

Në Shqipëri deri tani nuk kemi pasur raste të ardhjes së refugjatëve, deri tani ata i janë afruar vendi tonë, por janë në kampet greke dhe i takon Greqisë që ti trajtojë. Vetëm policia e shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk mund ta përballojnë këtë. Unë mendoj se janë përgatitu planet e kontigjencës për këtë çështje duke u futur në mes forcat e armatosura e organizata për rastin kur ata vijnë” vijoi ai.

 Nën monitorim të rreptë janë gjithashtu dhe shqiptarët e kthyer nga konfliktet e armatosura në Siri dhe Irak.

“Përsa i përket atyre pak njerëzve që janë larguar nga Shqipëria për të vajtur në Siri, unë mendoj se policia, Shërbimi Informativ Shtetëror, drejtoria Anti-Terro gjenden plotësisht nën kontroll” përfundoi ai.
 
Sipas të dhënave, janë rreth 80 shqiptarët që kanë marrë pjesë në xhihad në Siri dhe Irak.
 
Rreth 40 janë kthyer ndërsa pjesa tjetër ose kanë vdekur ose vijojnë luftën në këto shtetet.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje