Në konferencën e kryeparlamentarëve të BE në Luksenburg ku Shqipëria merr pjesë si vend kandidat kryeparlamentari Meta i pranishëm tha lidhur me krizën e Refugjatëve se Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve që ka.
"“Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnerëve tanë evropianë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi ndër të tjera Ilir Meta.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ndërkohë që Shqipëria ftohet për herë të dytë të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm si vend kandidat për në BE.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta
Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)