Refugjati i vë flakën vetes
iu refuzua azili në Greqi

Refugjati i vë flakën vetes<br />iu refuzua azili në Greqi
GREQI-Një ngjarje e rëndë është shënuar në kampin e refugjatëve në ishullin grek Hios, ku një sirian mori plagë të rënda djegie pasi i vuri flakën vetes.
 
Duke protestuar për izolimin e tij në këtë ishull dhe mosaprovimin e kërkesës për azil, ai ka hedhur mbi rrobat e tij lëndë djegëse dhe kërcënon se do të vetëdigjet.

Një prej policëve, që largon refugjatët e tjerë që ndiqnin këtë skenë, përfiton nga një moment kur ai nuk e kishte mendjen dhe përpiqet t’i marrë çakmakun, por nuk ia arrin dhe të dy mbulohen nga flakët.

Pamjet më pas tregojnë refugjatin që vrapon në drejtime të ndryshme duke u djegur, ndërsa shumë të pranishëm përpiqen ta ndalojnë dhe t’i shuajnë flakët.
 
Sipas policisë nga ishulli, pas incidentit është konstatuar se ai ka pësuar djegie të rënda në të gjitha pjesët e trupit dhe është gjykuar të çohet me urgjencë në një spital në Athinë, kurse polici që u përpoq ta shpëtonte ka djegur vetëm duart dhe ka marrë ndihmën mjekësore.
 
Në 3 ishujt e mëdhenj të Greqisë; Hios, Lesbos dhe Samos; ndodhen përkatësisht 3.580, 3.290 dhe 1.730 refugjatë, ndërsa kushtet e vështira të jetesës dhe pritja e gjatë e shoqëruar me ankthin e mosaprovimit të kërkesës për azil shkaktojnë shpeshherë situata tejet dëshpëruese.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane