Refuzimi i propozimit të SHBA për
vettingun,debate në mbledhjen e PD

Refuzimi i propozimit të SHBA për<br />vettingun,debate në mbledhjen e PD
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratiike është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Në këto debate ata që kanë ngritur zërin për qëndrimin më të fundit të PD-së kanë qenë: Imami, Bregu, Ruli dhe Patozi ndërkohë që burime brenda grupit parlamentar kanë bërë të ditur se Berisha ka braktisur mbledhjen përpara se ajo të përfundonte.

Gjatë paradites së kësaj të mërkure, Partia Demokratike bëri publik qëndrimin e saj për çështjen e mbajtjes së larg të ndërkombëtarëve nga vettingu.

Ja debatet e bëra në mbledhjen e grupit nga deputetët dhe Basha:

Lulzim Basha: E vërteta është me ne, siç ndodhi me dekriminalizimin, siç ndodhi më Byronë Kombëtare të Hetimit
 
Arben Imami: Jam dakort, por duhet të kishim thënë përpara që nuk e pranojmë
 
Majlinda Bregu: E kemi kërkuar ne rolin e Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit. Ne nuk mund të marrim koston e moskoherencës tonë. Kush na garanton që gjithë puna që bëmë nga shtatori për përmirësimin e draftit që ka ndërruar 90% me ndërhyrjet tona nuk ka rënë poshtë?! Jemi identifikuar se ‘Nuk e duam reformën”. Çfarë ndodh me këtë parti, është çështja? E kemi me partnerët apo me Edi Ramën? Në këtë spirale ku kemi hyrë, na thuaj: Çfarë ndodh nëse nuk votohet? Dua lëvizjen politike që bëjmë, jo detajet e kundërpërgjigjies. Duhet të diskutojmë lëvizjet politike jo detajet e kundërpropozimit.
 
Genc Ruli: Këtë që thoni ju unë e kam thënë shumë përpara kohësh

Astrit Patozi: Meta po fshihet pas nesh. Dhe këtë faturë politike nuk e caktojmë ne, por qytetarët e ndërkombëtarët. Sjellja jonë politike do të jetë një faturë. Ne kemi kërkuar vetë si PD që të jenë të pranishëm në proces ndërkombëtarët si garanci. Tani duket sikur kemi ndryshuar mendim.
 
Sali Berisha: Ndërkombëtarët sipas Venecias, vëzhgues dhe kurrë vendimmarrës
 
Lulzim Basha: Çfarë kanë thënë mediat deri tani nuk është e vërtetë. Nuk kemi dhënë përgjigje zyrtare. Jemi në tentativa për zgjidhjen, nuk pranohet dot që Vettingu të bëhet nga ndërkombëtarët në rol vendimmarrës. Kemi rikthyer propozimin për Gjykatën Kushtetuese, por jo si vendimmarrës por si organ apeli. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot