Edhe pas refuzimit, Vuçiç i vendosur: Do ta blejmë 'Telekom Albania'-in!

Edhe pas refuzimit, Vuçiç i vendosur: Do ta blejmë 'Telekom Albania'-in!

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

"Në Serbi, do të ishte e pamundur që politikanët të ndalonin investimet në ekonomi, vetëm për shkak se paratë vijnë nga Shqipëria. Dhe ajo që kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë, kjo është ajo që ka ndodhur me "Telekom Serbia". Ne patëm dhënë ofertën më të mirë për blerjen e "Telekomit të Shqipërisë". Ata po thonë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme".

Kështu është shprehur presidenit serb, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar refuzimin sipas tij që autoritetet shqiptare i kanë bërë kërkesës së kompanisë serbe për të blerë kompaninë e telefonisë mobile, "Telekom Albania". 

Sipas Vuçiç, Shqipëria u ka dërguar mesazhin e gabuar në këtë mënyrë investitorëve, duke iu thënë se nuk janë të mirëpritur dhe se investimet serbe nuk duhet të vijnë. Megjithatë kreu i shtetit serb është shprehur i bindur se Serbia do ta blejë "Telekom Albanian" përmes një mënyrë tjetër.

Kur shteti ka rritje të të ardhurave, papunësia është dy herë më e ulët se në Shqipëri, kur kemi reduktuar borxhin publik mes 47-48% deri në fund të janarit, këto janë tregues pozitivë. Ne do ta blejmë në një mënyrë tjetër "Telekom Albanian". 

Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë

Komentet presidenti serb i bëri gjatë inagurimit të fabrikës “Labor srb”, në Sremska Mitrovica. Mësohet se Telekom Serbia ka bërë ofertën më të favorshme për blerjen e Telekom Albania duke ofruar 60 mln euro.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/10/2018 14:56

    Pse nuk ipet komenti , apo vazhdon censura sipas turnit . Ne se nuk don , jep mesazh dhe mos ta shofim bojen per tipin qe ke . Je i vetmi qe jep komente me ofendime dhe kinder qeverise , sifuket te paguaja mire PD

    Përgjigju
  • Shqipetari: 07/10/2018 10:03

    SHQIPËRIA nuk duhet te bjer ne duart e serbëve, sepse blerja e nje rrjeti gjigand telekomunikacioni nga ana e serbeve do te quhej nje humbje per SHQIPËTARËT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave