Ken McCallum, kreu i MI5, ka paralajmëruar se Britania duhet të jetë gati për më shumë agresion nga Rusia, duke thënë se mbi 100 spiunë të dyshuar rusë iu është refuzuar hyrja në Britani.
Shefi i MI5 hodhi poshtë përpjekjet ruse për të akuzuar Britaninë se qëndron pas një sërë sulmesh, duke përfshirë shpërthime misterioze kundër tubacioneve Nord Stream.
McCallum tha: "Çështja serioze është se Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë gati për agresionin rus për vitet në vijim. Disa prej tyre do të jenë agresion i fshehtë, që MI5 duhet ta zbulojë dhe ta trajtojë”.
McCallum shtoi se mbi 100 spiunëve të dyshuar rusë iu është refuzuar hyrja në Britani gjatë muajve të fundit, por Britania e Madhe nuk është e huaj për armiqësitë ruse.
Në vitin 2018, qeveria dëboi 23 spiunë të dyshuar rusë, në Mbretërinë e Bashkuar me viza diplomatike, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj tentativës për vrasjen e ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Salisbury.
Moska që atëherë është përpjekur të plotësojë praninë e saj të inteligjencës, por shefi i MI5 tha: "Ne kemi refuzuar për arsye të sigurisë kombëtare mbi 100 aplikime për viza diplomatike ruse”.
Ai tha se aleatët evropianë përdorën të njëjtin shabllon të dëbimit të spiunëve teksa lëviznin për të ndëshkuar Rusinë në vazhdën e pushtimit të saj të plotë të Ukrainës më 24 shkurt.
Lajmi kryesor:
Incidenti në Poloni/ NATO: S'ka fakte që sulmi ishte i qëllimshëm! Moska thërret ambasadorin e Varshavës! Pentagoni: Shanset për një fitore ushtarake për Kievin, të ulëta
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus, preken dhe kompanitë serbe
10 Janar, 17:21
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Blinken: Afër armëpushimit dhe lirimit të pengjeve! Marrëveshja mund të mbyllet nga administrata e re
9 Janar, 15:46
-
Ish-Presidenti Carter nderohet me ceremoni shtetërore në Uashington
9 Janar, 15:30
-
Lufta/ SHBA-ja i ofron ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh Ukrainës, mund të jetë e fundit nga Biden
9 Janar, 15:15
-
Demush Shasha: Testi i Donaldit tjetër
9 Janar, 10:28
-
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur evakuohen 180 mijë persona! Biden do t'i drejtohet kombit
9 Janar, 07:46
-
Sekuestrim për pasuritë e “non grata-ve” në Ballkanin Perëndimor! Presidenti amerikan Biden shton sanksionet për zyrtarët që destabilizojnë ose janë të përfshirë në korrupsion
8 Janar, 20:56