Refuzohet ankesa e Klan Kosovës ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit

Refuzohet ankesa e Klan Kosovës ndaj pezullimit të certifikatës së biznesit

Foto ilustruese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës".

Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG) është shprehur i “alarmuar” me vendimin e Komisionit të Ankesave për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke e cilësuar atë si të “motivuar politikisht” nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti.

“AGK-ja beson se ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend. Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve”, thuhet në një reagim të asociacionit.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Gazetarëve Evropianë (FGE), Ricardo Gutierrez, i cili shkroi në Twitter se Kosovën e kanë mbuluar “ditë të zeza të censurës shtetërore”, dhe se Qeveria më në fund “korri sukses në mbylljen” e Klan Kosovës.

“Qeveria e Albin Kurtit po e zhyt vendin në liberalizmin më konservator, duke i përbuzur plotësisht vlerat e BE-së”, shkroi Gutierrez.

Më 14 qershor Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ngriti kallëzimi penal ndaj Shoqërisë Tregtare, Klan Kosova.

Kallëzimi penal ndaj ndaj shoqërisë tregtare Klan Kosova u ngrit me “pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron Pejë - Serbia dhe Gjakovë - Serbia”.

Në njoftimin e MINT-it të premten pasdite, thuhet: "Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë."

Televizioni kombëtar privat, Klan Kosova, ka nisur transmetimin më 17 shkurt të vitit 2009.

Më 21 qershor, ARBK-ja e kishte shfuqizuar përkohësisht vendimin e 14 qershorit për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit privat, para se ta kthente në fuqi atë menjëherë më 22 qershor.

Juristja e së drejtës së medias në Prishtinë, Flutura Kusari, kishte thënë në atë kohë se vendimi ishte politik, dhe si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm.

“Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdojnë luftën speciale në përpjekje të dështuar dhe të turpshme për mbylljen e televizionit nacional Klan Kosova”, kishte thënë Kusari.

Ky vendim ishte kundërshtuar edhe nga ambasadorët e huaj në Kosovë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, kishte thënë se po e ndiqte nga afër rastin e Klan Kosovës dhe se vendimi për licencën e tij të biznesit ishte ende objekt ankimimi.

“Po e vërej shqetësimin e përhapur në shoqërinë civile dhe u bëj thirrje institucioneve relevante që të mendojnë me shumë kujdes për çfarëdo mase të mëtejshme si pasojë e kësaj, dhe të marrin parasysh implikimet më të gjera për lirinë e medias në Kosovë”, kishte shkruar Abbott në Twitter.

Në atë kohë, vendimin e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Italisë përmes një postimi në Twitter e quajti "të papritur"./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 29/07/2023 08:44

    Nuk eshte qudi qe nje dite kjo qeveri me keta legena qe ka ne vendimmarrje te merr edhe vendime tjera, rasti i Klan kosoves nuk eshte i pari qe mbyllet, edhe TV Prishtina u ndalua dikur besoj se shqiptaret e kujtojne dhe pastaj u krijua tv pristini me spikericen hajrije rugovi qe fillotte lajmet me; Siq njofton ministresha e industries,ndermarresise dhe tregtise dhe me urdher te kurrcit e me dekret te mender presednike osmankes plotsohet deshira e serbise, mbyllet definitivisht TV Klan kosova sepse seline e ka ne Tirane, prandaj si pis shtet qe jemi ne duhet te kemi vetem televizione qe vijne nga beligradi,vetem keshtu e deshmojme se jemi VV-Ceja e serbise perfundon deklarata e mender ministreshes, te rroje brastvo jedinstvo thot mender presednike osmanka dhe dekreton vendimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen