Manjati i teknologjisë, Elon Musk, komentoi së fundmi refuzimin e prerë të kryeministrit, Justin Trudeau, që Kanadaja të bëhej shteti i 51-të i SHBA-së.
Me anë të një postimi në X, Musk e cilëson Trudeau vajzë dhe se nuk është guvernatorja e Kanadsë.
“Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua”, shkruan Musk në llogarinë e tij në X.
Një ditë më parë Justin Trudeau shkroi në X se “Nuk ka asnjë shans në ferr që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara".
"Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë së njëri-tjetrit", shtoi ai.
Përveç Trudeau, CEO i Teslas Musk iu përgjigj gjithashtu edhe Pierre Poilievre, deputet për postin e Carleton, për sovranitetin e Kanadasë.
“Referendumi i popullit është thelbi i demokracisë!”, shkroi Musk.
Më 6 janar, Trudeau, njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Kanadasë dhe si drejtues i Partisë Liberale.
Gjatë një deklarate për media Trudeau tha se Kanadaja është një vend më i mirë sot, nga sa ishte kur ai u bë kryeministër në vitin 2015.