Miranda Kerr ka zbuluar arsyen pse vendosi të mos rikthehej në pasarelën e Victoria’s Secret, pavarësisht se mori një ftesë për sfilatën e vitit 2026. 

Modelja 43-vjeçare tha se vetëm mendimi për të ecur përsëri në pasarelë e veshur me të brendshme i shkaktonte ankth, pasi tanimë është nënë e 4 djemve.

“Po mendoja vërtet për këtë. Isha e emocionuar, por më pas fillova të bëhesha nervoze. Përpiqesha të imagjinoja si do të ndihesha duke qëndruar aty, e veshur vetëm me të brendshme. Jam 43 vjeçe dhe kam katër djem. Ndjeva një nyjë në stomak që nuk më largohej, pavarësisht se sa shumë përpiqesha të qetësohesha”, tha Kerr.

Ajo shtoi se sapo vendosi të mos merrte pjesë, ndjeu menjëherë lehtësim, ndërsa shprehu mirënjohjen për besimin e kompanisë.

“Është një nder i madh të ftohem të rikthehem në moshën 43-vjeçare, si nënë e katër fëmijëve. Ndihem vërtet mirënjohëse që menduan për mua”, u shpreh ajo.

Miranda Kerr debutoi në sfilatën e Victoria’s Secret në vitin 2006 dhe u rikthye një vit më vonë, kur u bë zyrtarisht një nga “engjëjt” e markës. Më pas, ajo mori pjesë në katër sfilata të tjera, në vitet 2008, 2009, 2011 dhe 2012.