VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në zonën e Skelës mëngjesin e ditës së sotme për të shembur një ndërtesë dy katëshe ku jetonin 7 familje. Disa prej tyre janë shpronësuar dhe kanë pranuar vlerën e dhënë, por Tatiana Hoxhaj e cila jeton bashkë me vajzën e saj, nuk ka pranuar të dalë nga banesa.

Ajo nuk ka pranuar vlerën e dhënë për shpronësim dhe ka hipur në tarracën e ndërtesës dy katëshe prej ku shprehet se do të kundërshtojë me çdo kusht shembjen.

Për të bërë të mundur vijimin e aksionit të IKMT, ka ndërhyrë policia që ka shoqëruar me forcë Tatiana Hoxhën dhe vajzën e saj.

Hoxhaj shprehet se banesën e ka blerë para 30 vitesh dhe i zotëron të gjitha dokumentet e rregullta me vendim gjyqësor.

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtesës mësohet se po bëhet për të hapur një rrugë lidhëse me Lungomaren e Vlorës.

 

Letër njoftimi për prishjen e banesës

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin) Vendimi ne fletoren zyrtare

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:55
VIDEO/ Hipi në tarracë me të ëmën për të kundërshtuar shembjen e ndërtesës, e reja në Vlorë shoqërohet me forcë nga policia

 

E reja e cila së bashku me të ëmën Tatiana Hoxhaj hipi mbi tarracën e ndërtesës dy katëshe të planifikuar për t’u shembur nga IKMT, është shoqëruar me forcë nga efektivët e policisë.

Mësohet se në komisariat është shoqëruar edhe Tatiana Hoxhaj për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, IKMT do të vijojnë punën për shembjen e ndërtesës së planifikuar për të lidhur rrugën me Lungomaren.