Regjimi i Assad, Klinton:
Mbështetje për opozitën siriane

Regjimi i Assad, Klinton: <br />Mbështetje për opozitën siriane
Moska dhe Uashingtoni vazhdojnë të jenë thellësisht të ndara sa i takon krizës së Sirisë. Duke folur në samitin e vendeve të APEC në Vladivostok, Klinton u tregua e sinqertë në lojën politike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo tha se në takimet me Presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov kanë diskutuar në lidhje me rritjen e presionit ndaj regjimit të Presidentit të Sirisë Bashar al-Assad por nuk ishte shumë optimiste për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Sigurimit.

"Ende nuk kemi të njëjtin qëndrim me Rusinë sa i takon Sirisë. Kjo situatë mund të vazhdojë dhe për aq kohë ne do të bashkëpunojmë me vendet që ndajnë të njëjtën ide se duhet mbështetur opozita siriane për të afruar ditët e rënies së Assad duke përgatitur të ardhmen demokratike për Sirinë.

Klinton tha se do të vazhdojë të punojë me Lavrov për të parë nëse Këshilli i Sigurimit mundet formalisht të kalojë një marrëveshje që garanton qeverisje tranzitore në Siri. Por ajo insistoi se një hap i tillë do të ishte efektiv vetëm nëse do të përmbante specifikisht edhe penalitetet nëse Assad dështon ta përmbushë.

"Duhet të jemi realist. Nuk mund të miratojmë një rezolutë të butë sepse e kemi parë më herët dhe vazhdimisht se Assad do ta injorojë duke vazhduar të sulmojnë qytetarët e vendit të tij", u shpreh Klinton. Marrëveshja që Rusia dëshiron të miratohet në Këshillin e Sigurimit e lë të hapur rolin që Assad mund të luajë në proceset politike në Siri.

(Gre.M/dm/Sqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër

Superliga luan ndeshjet e para, sot Partizani-Vllaznia! Abilaliaj: Ne gati më shumë se çdo skuadër tjetër