Regjisori Aqif Ademi: Ja si vajta për 3 muaj turist në ish Jugosllavi! Esencë-Report Tv

Të shkoje si turist në Ish Jugosllavi ishte një mit që as nuk mendohej dot! Regjisori Aqif Ademi tregon sot për herë të parë në Esencë në Report Tv jetën e tij prej turisti 27 vjeçar në Ish Jugosllavi. Si vajti, si u mor viza dhe përse shkoi? Si e ndiqnin të dyja sigurimet e vendeve moniste dhe çfarë flitej matanë kufirit për shqiptarët nga sllavët! Ademi jetën artistike e ka nisur me dramën Kthesa në rolin kryesor. Ka punuar disa vite si përgjegjës i shtëpive së kulturës në Majtarë dhe Allajbegi. Në vitin 1989 nis Akademinë e Arteve me shumë mundime, ku diplomohet për Regji dhe Fjalë artistike. Ka punuar për disa vite në TVSH si regjisor i shumë emisioneve dhe dokumentarëve. Pasioni i tij janë botimet, kërkimet shkencore dhe shfaqja ne pah e vlerave dibrane. Regjisori Aqif Ademi foli ne Esence ne lidhje me nje ngjarje tejet interesante, ngjarje per te cilen ne ato vite shume pak vetave u ndodhte. Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel në orën 21:00 në ekranin e Report Tv.

Eljan Tanini: -Si ndodhi që ju vajtët turist në Ish Jugosllavi?

Aqif Ademi: -Banorët e Maqellarës janë në kufi më Dibrën tjetër. Shikonim nga andej, pak metra larg nesh makinat private. Njerëzit e fshatit tim i kishin njerëzit e tyre në atë pjesë të Ish Jugosllavisë. Kam qenë 27 vjeç kur vajta atje në Ish Jugosllavi,  njerëzit e shikonin Dibrën e Madhe si të ishte e gjitha jashtë shtetit. Babai ishte përgjgjegjës i  një fidanitshtejë në Shqipëri.  

Eljan Tanini: -A vishje "xhinkse" në ato vite të vështira?

Aqif Ademi: -Po, madje më shikonin edhe shtrembër, sidomos partiakët. Ne na sollën një garanci për ato vite, e sollën për babain dhe më pas e kërkova edhe unë. Unë isha shoqërues i tij. Vizën e morëm për 1 muaj, aplikimi zgjati 3 muaj, ne e shtymë vizën për 2 muaj të tjerë nga andej.  

Eljan Tanini: -Me ikjen tuaj për aq ditë binin dy rroga! Si e mban mend këtë pjesën e përgatitjes, veshjet, valixhet e të tjera?

Aqif Ademi: -Ne ishim 6 fëmijë në shtëpi! U gjendëm të pa sigurtë për atë udhëtim. Erdhëm në Tiranë me babain për të kaluar kufirin në Qafë Thanë. Pyeta njërëz të tjerë që kishin qenë andej, se çfarë duhet të çonim! Më thanë vetëm gjëra artistike, ata nuk kanë nevojë për asgjë. Fjetëm me babain një natë në Tiranë, të nesërmen shkuam për në Qafë Thanë me taksi nga Sheshi Avni Rustemi. Babain e zinte makina, rruga me shumë kthesa!

Eljan Tanini: -Si ju pritën në kufi?

Aqif Ademi: -Ne ishim në rregull. Kur shkuam te pala maqedonase na shikonin çuditshëm, sidomos mua. Kur erdhën kushurinjtë, sa hipëm në makinën strugane, pashë Liqenin e Ohrid, më erdhi në mendje Lasgushi, duke ecur me makinë dilnin rrugës reklama nudo. Nuk kisha marrë asnjë para me vete, ndoshta babai kishte.

Eljan Tanini: -Si ishte jeta në atë Ohër-Strugë?

Aqif Ademi: -Krejtësisht e re, e gjelbëruar, çdo gjë e pastër. U ulëm të pinim diçka, unë nuk e dija si haeshin bananet. Dibra e Madhe  ishte tip Stambolli, pashë për herë të parë televizor me ngjyra, ushqimi i shkëlqyer, çdo gjë në përsosmëri! Rrugës më ndalonte sigurimi i tyre. Ata nuk kishin asnjë ide, donin të dinin se çfarë pune bëja unë në Tiranë. Ata e dinin qe ne në Shqipëri jemi të varfër. Babai u shmall me njerëzit e tij, ajo ishte jeta më e mirë e tij. Babai e kishte gjithë farefisin në Dibër të Madhe.

Eljan Tanini: -Si ishin shqiptarët andej kufirit?

Aqif Ademi: -Dibra e Madhe është një vend me shumë histori, vend me shumë personalitete. Dibra e Madhe është më e civilizuar se gjithë të tjerat ku ka shqiptarë!  

Eljan Tanini: -A ishin fanatikë?

Aqif Ademi: -Vetëm Gostivarë dhe Tëtovë janë fanatikë. Atje kishtë shumë turqizëm, sepse të rinjtë dibranë janë shkolluar më shumë në Turqi, psh si Vehbi Dibra... Prandaj themi ne shpesh që dibranët kanë civilizuar Tiranën dhe u mësuan atyre shumë gjëra në kuzhinë, ndërtim etj...

Eljan Tanini: -Ju jeni të ndërgjegjshëm besoj se tironsit ju hapën dyert me zemër të madhe?

Aqif Ademi: -Dibranët e mençur i blenë tokat!  Ushqimi ishte në shkallën më të lartë në Dibër, Ohër, Strugë.

Eljan Tanini: -Çfarë thonin ata për Enver Hoxhën?

Aqif Ademi: -Enver Hoxha kishte shumë simpatizantë ndër shqiptarët e Maqedonisë, janë burgosur shumë vetë për Enverin atje. Shqiptarët atje kanë jetuar mes dy zjarresh. Kishte ndërtimtari të mirë, mirëqënie, veshje, dyqane shumë të mira. Në Ohër dhe Strugë pashë monumentet e tyre shqiptare, Ibrahim Temon, Ibe Palikuqi etj... Ne me jugosllavët kemi qenë dashuri dhe urrejtje.

Eljan Tanini: -A ishin tradicionalë shqiptarët e Maqedonisë?

Aqif Ademi: Një kat e kishin për mikun, pastërtia ishte në shkallën më të lartë. Dibra ka traditë të jashtëzakonshme sidomos kulturën e teatrit. Kur u kthyem erdhëm me një makinë të mbushur, Skodë. I lamë në Pogradec, sobë, frigorifer etj... Vajta i mora unë pas disa kohësh. Çdo njeri në Shqipëri e shqetësonte fakti se ne kishim qenë atje, sidomos unë djalë i ri. Sigurimi më pyeti edhe për një person si ne që kish shkuar atje, ai ishte në moshë të madhe. Vizituam Liqenin e Ohrit, kishte shumë turizëm. Dasmat i kanë fantastike. Xhinset m’i blenë ata. Në mes të Liqenit të Ohrit na u prish motorri i varkës. Kemi qendruar në shtëpinë e Bajram dhe Lutfi Turkeshit. Shqiptarët e Dibrës së Madhe për mua janë heronj. Dibranët janë të fjalës, janë të besës. Dibranët janë sot shumë në Amerikë, rreth 20 mijë. Motoja dibrane është gjindu dhe jeto!

E.T/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë