Regjisori Gurakuqi: Ja pse
s’mund të vija premierën e vjetë

Regjisori Gurakuqi: Ja pse<br />s’mund të vija premierën e vjetë
TIRANE- Opera “Rigoletto” e Verdit do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit nga datat 21-25 janar 2016. Vepra vjen me regji të Nikolin Gurakuqit dhe do të ngjisë në skenë artistë të huaj e shqiptarë. Kasti do të përbëhet nga shumë artiste, ku në rolet kryesore do të rikthehet Linda Kazani, soprano e talentuar shqiptare që vazhdon aktivitetin e saj në Austri, Zana Abazi, soprano nga Kosova, si dhe solistja e TKOB, Ramona Tullumani. 

Në rolin e Rigolettos do të jetë baritoni Gotcha Abdulaze dhe Ylber Gjini dhe në rolin e Dukës do të këndojë Jenish Ysmanov. Premiera do të jetë në dirigjimin e Maestro Manuel Busto. Regjisori Nikolin Gurakuqi, që e ka ngjit për herë të tretë veprën do ta sjell në një version që i flet kohës së sotshme. “Dëshiroj që Teatrit t’i sjell një premierë, tha Gurakuqi, duke nëvizura se “Ishte kollaj për mua që të bëja shfaqen e 2005, por nuk doja.”.

Opera “Rigoletto” mbërëm pati provat gjenerale dhe mori pëlqimin e e të pranishmëve. “Ndërsa sot publiku do të tregojë më qartë suksesin e premirës”, shprehet sopranoja Linda Kazani, që këndon në skenat austriake. Ajo ndihet shumë e kënaqur me konceptimin e Nikolin Gurakuqit. Kazani ka rolin kryesor dhe për të opera “Rigoletto” sjell një mesazh të qartë “Regjisori e ka vendosur në një situatë aktuale të Shqipërisë, ku për rolin e femrës në një shoqëri për fat të keq ka akoma qëndrime maskiliste. Fenmra vuan shumë marrëdhëniet dhe konfliktet e pranishme në këtë premierë, thotë sopranoja e re. Në rolin kryesor në operan “Rigoletto” ishte edhe tenori Armaldo Kllogjeri, i cili vetëm një javë përpara shfaqjes nëpërmjet rrjetit social facebook njoftoi largimin e tij dhe është zëvendësuar nga baritoni Gotcha Abdulaze.

“Rigoleto” është edhe vepra e parë që do të hapë kalendarin artistik për këtë vit. Regjisori Gurakuqi thotë se “versioni modern i saj vlen për të të treguar se akoma sot asgjë s’ka ndryshuar në marrëdhëniet mes të fortit dhe viktimës së pafajshme dhe pushtetit e korrupsionit...Në fund pushteti i ndëshkimit nuk do të bjerë mbi të korruptuarin, por mbi viktimën e tij. Përvec Linda Kazanit, do të kenë role Zana Abazi, soprano nga Kosova, si dhe solistja e TKOB, Ramona Tullumani. Në rolin e Rigolettos do të jetë baritoni Gotcha Abdulaze dhe Ylber Gjini dhe në rolin e Dukës do të këndojë Jenish Ysmanov, tenori i cili interpretoi edhe tek “La Boheme” në dhjetor të 2015.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)      

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë viziton Arabinë Saudite dhe Izraelin