Regjisori Muharrem Fejzo promovon librin e tij “Të Pathënat”

/ATSH/.-Regjisori Muharrem Fejzo promovon librin e tij "Të Pathënat", te premten në orën 12.00 në lulishten e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi në7 Tiranë.
Libri rrëfen ngjarje e risjell episode, njerëz, emra e data nga koha e krijimtarisë së tij artistike dhe e xhirimit e realizimit të filmave "Montatorja" (1970), "Kapedani" (1972) me Fehmi Hoshafin, "Operacion 'Zjarri" (1973), "Shpërthimi" (1974), "Fijet që priten" (1976), "Gunat mbi tela" (1977), "Pranverë në Gjirokastër" (1978), "Mësonjëtorja" (1980), "Mëngjese të reja" (1980), "Thesari" (1982), "Një emër midis njerëzve" (1983), "Pranverë e hidhur" (1985), "Binarët" (1987), "Muri i gjallë"(1989).
Muharrem Fejzo lindi në Kolonjë në vitin 1933. Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, "Montatorja" (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, "Prita" (1968) të Mithat Fagut dhe "Njësiti Guerril" (1969) të Hysen Hakanit. Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin "Kapedani", komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet dhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.  Muharrem Fejzo mban titullin "Mjeshtër i madh".
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit