TOKIO- Regjisori i njohur amerikan Oliver Stone, ka ndërhyrë në polemikën rreth kontraktorit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, Edward Snowden, duke e cilësuar atë si një hero, gjatë një konferencë shtypi në Tokio.
 
Rusia i ka dhënë azil për një vit Snowden-it, i cili furnizoi me të dhëna sekrete mediat e huaja duke shkaktuar një zhurmë ndërkombëtare mbi operacionet e SHBA-s si pjesë e përpjekjeve të saj kundër terrorizmit.
 
"Snowden është një hero për mua, pasi ai nuk e bëri këtë për fitim. Ai e sakrifikoi jetën e tij për këtë", tha Stone.
 
Ai vlerësoi presidenti rus Vladimir Putin pasi bëri gjënë e duhur dhe sipas tij SHBA-ja ka përdorur kërcënimin e sulmeve terroriste si një justifikim për programet e përgjimit.
 
Paaftësia e Uashingtonit për të bindur Rusinë që të kthehnte Snowden-in në Shtetet e Bashkuara ka krijuar një hendek në marrëdhëniet SHBA - Rusi.
 
Fituesi i disa çmimeve Oskar ndodhet në Tokio me historianin Peter Kuznick për të promovuar librin e tij dhe seritë e një dokumentari të quajtur "Historia e patreguar e Shteteve të Bashkuara” që flet për historinë e Amerikës gjatë shekullit të 20-të.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)