Në ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël të Elbasanit, ku në i mitur u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga regjisori Petri Bozo.
Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në orë.
“Ai tha se ishte duke ecur me 10 km në orë. Tha jam duke ecur në rrugë nacionale, kam të drejtën time, isha me 10 km/h””, tha banori, ndërsa shtoi se rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje dhe se edhe më parë kanë ndodhur aksidente.
Lajmi kryesor:
Regjisori Petri Bozo përplas për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, shoqërohet në polici! I mituri i iku të ëmës nga duart










