Regjisori shqiptar ‘var’ drejtorin e Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Së shpejti do të ngjitet në skenë premiera “Xhelatët” e regjisorit Qëndrim Rijani, një shfaqje e cila do të hapë sezonin artistik në TK.  I ftuar në “Rreze Dielli” regjisori Rijani shpjegon sesi i lindi ideja për projektin e tij më të ri

“Në momentin që mendoj se mund të them diçka, paraqitem me një vepër të re në teatër. Këtë vepër e zgjodha për shkak të një situate që vazhdimisht më bënte nervoz. Dhuna dhe vrasjet e shpeshta, tensioni i arrogancës në të cilën jetojmë nga mëngjesi deri në darkë më lidhi shumë me ”Xhelatët”. Trajtesa kryesore e veprës janë gabimet gjyqësore që janë bërë në Anglinë e viteve ‘60, të cilat kanë sjellë vrasje të njerëzve që më vonë ka rezultuar se kanë qenë të pafajshëm.”, shprehet regjisori Rijani. 

Në projektin i cili ka mbledhur aktorë të njohur të skenës, do të jetë pjesë edhe vetë Drejtori i Teatrit, Hervin Çuli. Por cili do të jetë roli i tij në premierën “Xhelatët”?

“Të gjithë personazhet që kam zgjedhur do të jenë përreth dy orë në shfaqje. Pjesë e shfaqjes do të jetë edhe drejtori i Teatrit Kombëtar. Ervin Çuli do të dëshmojë që të gjithë aktorët që kanë ambicie për role të mëdha, duhet të luajë edhe role të vogla. Ai do jetë personi i parë që do varet në skenë. Ka pranuar të luajë një rol të vogël dhe mendoj se duhet marrë si shembull, pasi nuk ka role të vogla dhe të mëdha, por aktorë të vegjël dhe të mëdhenj që I japing vlerë rolit”, thotë Rijani. 

Regjisori nga Maqedonia ka vënë në skenat shqiptare një sërë shfaqjesh të njohura. Që prej vitit 2013, ai numëron rreth 13 shfaqje si dhe ka realizuar një film dokumentar. Rijani numëron disa çmime, përfshirë çmimet si “Regjisori i vitit” në Maqedoni dhe “Regjia e vitit” në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare