TIRANE- Kryeministri, Sali Berisha njoftoi sot, gjatë mbledhjes së qeverisë, se do të shqyrtohet projektligji për Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, i cili sipas tij, “është më themelori në Shqipëri pas regjistrit të Gjendjes Civile”.
“Një Task Forcë e kryesuar nga Kryeministri dhe e përbërë nga ministra, po drejton hartimin e këtij regjistri, i cili është regjistri dytë më i rëndësishëm i shtetit”, tha Berisha.
Kryeministri theksoi se, janë kontraktuar firmat ndër më seriozet që po bëjnë dixhitalizimin e parcelave dhe brenda vitit që vjen ky proces do të përfundojë”.
“Ky është një proces i një rëndësie jetike dhe vendimtare për themelet e tregut dhe për stabilitetin e tij”, tha Berisha.
“Qeveria austriake dhe Banka Botërore kanë dhënë një ndihmesë të çmuar”, theksoi Kryeminstri, duke shtuar se, “Ministria e Drejtësisë ka propozuar reformimin e Zyrës së Pasurive, drejtimin e saj nga një bord me përfaqësues të disa institucioneve dhe shkrirjen e saj në një institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë, por me vetëfinancim”.
“Me këtë ligj kompletojmë në mënyrë të qartë reformën e sistemit të regjistrimit të pasurive. Kjo përbën një detyrim madhor për reformat e vendit në tërësi”, tha Berisha.
Ndërkohë, sipas Kryeministrit sot do të shqyrtohet edhe ligji për administrimin e mbrojtjes së tokës. “Me këtë ligj ndërmarrim një hap vendimtar në procesin e decentralizimit”, theksoi Berisha.
Sipas Kryeministrit, “qëllimi i këtij vendimi është së pari dhënia e përgjegjësive atyre që u takon. Së dyti me këtë ligj ne synojmë të thjeshtojmë në maksimum të gjitha burokracitë dhe të nixisim, shpejtojmë procedurat për projektin e madh kombëtar të krijimit të pyjeve me dru frutorë, ullishte, arrorë, vreshtë, mollë etj”.
“Shqipëria ka përcaktuar si objektiv ambicioz mbjelljen në 8 vite të 250 milion drurëve frutorë”, kujtoi Berisha, duke theksuar se “kjo do të përbëjë shndërrimin e saj “de facto” në kopshtin shkëmbor të Evropës Juglindore”
/Shqiptarja.com