TIRANË - Universiteti “Vitrina” të cilit një muaj më parë iu hoq licenca, ishte ndër të vetmit që nuk dorëzoi dosjet e studentëve, për këtë arsye ka qenë vetë Ministria e Arsimit ajo e cila ka marrë në dorë shpërndarjen e tyre. Dhe konkretisht duke filluar që nga dita e sotme plot 360 studentë të këtij universiteti kanë të drejtën për të tërhequr dosjet e tyre pranë Ministrisë së Arsimit.

Në një njoftim të këtij universiteti thuhet se janë publikuar një pjesë e emrave të studentëve të këtij universiteti, ndërkohë që të tjera lista pritet edhe në ditët në vijim. “Studentët e tjerë IAL- “Vitrina”, që nuk e kanë emrin në këtë listë, janë të lutur të ndjekin vazhdimisht faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku do të publikohen  listat e tjera të studentëve, data dhe ora, kur ata duhet të vijnë të tërheqin dosjet e tyre pranë MAS.

Të gjithë studentët duhet të paraqitet personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes së tij, i pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit. Sipas këtij të fundit, shpërndarja e dosjeve për këta studentë do të kryhet deri në datën 29 shtator.

Të gjithë studentët duhet të paraqitet personalisht në MAS për tërheqjen e dosjes së tij, i pajisur me dokument identifikimi të vlefshëm, vetëm në datat e parashikuara nga MAS.