Zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura edhe gjatë fundjavës.

Pak më herët u njoftua se të gjithë personat përfshirë studentë dhe qiramarrës kan kohë deri në datën 28 korrik të kryenin procesin e regjistrimit  përndryshe do të gjobiteshin me 10 mijë lekë.
 
Por këtë të premte Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura edhe këtë fundjavë, në datat 22 e 23 korrik, me qëllim që t’u lehtësojnë shtetasve regjistrimin e vendbanimit pranë zyrave të GJC nën juridiksionin e së cilës ndodhet banesa.
 
Për procedurën e ndryshimit të vendbanimit (e cila realizohet në zyrën pritëse nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet ndërtesa, godina e vendbanimit), kërkesa për ndryshimin ose deklarimin e vendbanimit duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
 
· fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes;
 
· dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qeramarrje / huadhënieje / përdorimi / banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës.

MPB u bën thirrje të gjithë shtetasve që nuk kanë të regjistruar adresën e banimit, të kryejnë sa më shpejt këto procedura.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com