Regjistrimi i emigrantëve, Tahiri:
Në zgjedhjet e ardhshme, votojnë

Regjistrimi i emigrantëve, Tahiri:<br />Në zgjedhjet e ardhshme, votojnë
Komisioni i Sigurisë Kombëtare, ka nisur sot shqyrtimin e projektligjit të qeverisë për regjistrimin e emigrantëve. I pranishëm në komision, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha se ky ligj synon që shteti t'u japë shërbime qytetarëve jashtë vendit, duke filluar së pari me të drejtën e votës, që sipas ministrit mund të arrihet që në zgjedhjet e ardhshme. Deklarimi i adresës së emigrantëve është vullnetar dhe elektronik, e nuk përjashton sipas ministrit ata emigrantë që janë të paligjshëm. 

Mirëpo, neni 11 i këtij ligji që parashikon që në rast mos deklarimi të adresës, qytetarit nuk i jepen shërbime publike, u kundërshtua nga të gjithë deputetët, dhe palët ranë dakord ta ndryshojnë atë. 

Opozita e quajti këtë ligj një përpjekje për të përndjekur qytetarët.

Tahiri: Jemi të paktët vende në botë që nuk dimë saktë sa jemi e ku banojmë. Mungon lidhja mes shtetasit dhe adresës. Po bashkojmë regjistrin e gjendjes civile me adresën. Ka sjellë shumë probleme kryesisht me heqjen e së drejtës së votës. Ne kemi emigracion historik. Emigrantët vuajnë për të marrë shërbime nga shteti shqiptar. Janë 275 mijë fëmije shqiptarë të lindur jashtë vendit. Synojmë t'u japim të drejtën e votës që në zgjedhjet që vijnë, për tu dhënë mundësinë të ndikojnë në fatet e vendit ku ata janë kontributorë. 

Xhemal Qefaliaj: Qëllimi i ligjit është regjistrimi i shtetasve që banojnë jashtë Shqipërisë. 

Asllan Dogjani: Çdo ditë shqiptarët largohen nga vendi. Deri më tani kanë ikur 100 mijë për shkak të varfërisë dhe pasigurisë. A do ti identifikoni këta shtetas ku janë e ku shkojnë? Cila është kostoja financiare?
 
Stërkaj: PD ka bërë fushatë për nxitjen e largimit të azilantëve.

Tahiri: Ne duam tu shërbejmë emigrantëve në shtëpi. Kjo nuk kushton. Shteti u shkon atyre në shtëpi përmes internetit. Lëvizja e vazhdueshme e qytetarëve në vende pa kufij janë normale. Ne do të regjistrojmë edhe shqiptarët që po largohen tani. Kudo të shkojnë ne duam të dimë ku banojnë. Regjistrimi nuk bën dallim mes emigrantëve të ligjshëm e atyre të paligjshëm. Ne nuk u legalizojmë apo cënojmë marrëdhënien me shtetin ku rrinë. Janë apo jo me letra, të dënuar apo jo, për ne nuk ka rëndësi. 
Dogjani: Unë nuk i heq asnjë presje qëndrimit tim. Qeveria e mëparshme pati emigracion. Po jo sa ju. Nuk mbajtët asnjë premtim. C bëjnë ambasadorët tanë emigrantët? Për një shtetas të huaj në Shqipëri ambasadori shkon në burg dhe e takon. 
Stërkaj: E gjithë emigracioni i fundit është dhuratë e pd-së. Deputetët e PD kanë bërë fushatë për nxitjen e azilkërkimit. U kanë dërguar letra me shpjegime se nuk ka siguri, të ardhme. Etj. Kemi dëshmi që deputetët e PD e kanë bërë këtë. 
Zëvendës ministri Çipa merr një urim të çuditshëm nga opozita

Flamur Noka: Mos e lini të flasë kaq gjatë se nuk i bën mirë. 
Braho: Dakord. 
Tahiri: Komisioni të na ndihmojë tu shërbejmë më mirë qytetarëve. Kursejini ironitë dhe batutat. 
Braho: Qartë z. Ministër
Tahiri: Mua më duhet të largohem. Keni zëvendës ministrin  Cipa këtu. 
Braho: Është pushtetar i vjetër ai. 
Tahiri: Dogjanin e ka graduar në detyrë. 
Dogjani: Unë kam filluar punë në polici para se ai të bëhej ministër 
Noka: Rri cik të dëgjosh se kjo që ke bërë është paçavure. 
Arben Cuko: Kjo është e admirueshme. 
Noka: Ik mor ti..
Cuko: Të vjen inat që nuk të vajti mendja ty ta bëjë
Qefalia: E kishte mendjen në diskoteka ai. 
Noka: Regjistroni një herë zgjedhësit brenda vendit pastaj ata jashtë. Kur të vijë Kodi Zgjedhor të regjistrojmë votuesit jashtë vendit. Ta bëjë këtë punë komisioni për reformën zgjedhore. Kjo paçavure nuk mund ta ketë emrin vetëm Sajme. Qyetarët kanë ikur nga sytë këmbët nga kjo qeveri. Ndërsa me këtë ligj qeveria kërkon ti përndjekë dhe atje ku janë për azil. 
Pirro Lutaj: Ky komision ka humbur ndarjen e politikës nga puna. 
Flamur Noka: Me relatorin unë jam dakord.
Qefalia: Pse nuk ma the me mikrofon. 
Noka: I uroj suksese Stefanit. Po mjerë ti ku ke vajtur o i uruar. Në folenë e krimit, jo në të sigurisë.  Ishalla shpëton sa më shpejt.

Fjala e plotë e ministrit Saimir Tahiri

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb