Tahiri i konsideroi regjistrimin e emigrantëve si një akt patriotik që duhet të ishte bërë 25 vite më parë, ndërsa ftoi opozitën që sëbashku të votojnë për t’ua shlyer këtë borxh -siç e quajti, shqiptarëve.
Ministri Tahiri tha se drafti ofron shërbime më të mira për shqiptarët jashtë vendit.
“Sot që flasim me letra, shqiptarët janë 4.4 milion shtetas, një pjesë jo e vogël kanë dëmtuar jetën jashtë Shqipërisë. Ne nuk e dimë ku e kanë ndërtuar të ardhmen e tyre. Sot kemi mbi 4.4 milion shtetas shqiptarë 740 mijë ndërtesa dhe ne nuk dimë se kush banon ku, jo më jashtë Shqipërisë, që jo e jo. Ne sot jemi i vetmi vend me të vetmit shqiptarë i përgjigjet me afërsisht. Kur këto të dhëna i mungojnë shtetit është e pafalshme. Duhet të kthehemi pas e të bëjnë regjistrimin e banesave. Kush është kundër që t’i shërbejmë emigrantëve në shtëpi, kush është kundër nga ju, që emigrantët të mos paguajnë lek sekserëve për të marrë shërbime. Që emigrantët Shqiptarë të votojnë, kush është kundër. Emigrantët nuk janë pasuri as e jona si qeveri e as e juaja si opzitë. Nuk janë partiak, por janë të lirë të zgjedhin”, tha Tahiri.
Pas Tahirit fjalën e mori kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule i cili kërkoi tërheqjen e projektligjit për ta bërë atë pjesë të reformës në drejtësi.
“Jam pro një regjistrimit të emigrantëve, por para regjistrimit duhet që t’u garantojmë të drejtën themelore që iu kemi privuar, atë të votës. Jam kundër shikimit të emigrantëve siç i kemi parë deri sot, nga xhepat e reminitancave. Unë jam jo në një mendje me ju, pasi unë jam që në zgjedhjet e radhës ata duhet të votojnë. Bëra propozim që ta tërhiqni ligjin dhe ta sillni në kuadrin e reformës zgjedhore, për komisionin bipartizan që t’iu garantojmë të drejtën e votës. Ju jeni nga ana e autoritarizmit, unë jam për ligj për tiu dhënë të drejta emigrantëve. Në Greqi kemi 1 milion emigrantë, por a kanë konsulatat mundësi regjistrimi,” replikoi Dule.
Në përgjigje të tij, Tahiri tha se ky projektligj nuk prek të drejtëne votës së emigrantëve por është gur themeli për votën e tyre.
“Këtu ka shtetas grek të regjistruar në Greqi që votojnë në Shqipëri dhe që ushtrojnë aktivitet politik në Shqipëri, që paguhen nga Greqia dhe ju z. Dule jeni produkt i kësaj,” tha ministri Tahiri.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)