Regjistrimi i minoriteteve, Omonia
ngre komisionin, Bollano në krye

Regjistrimi i minoriteteve, Omonia<br />ngre komisionin, Bollano në krye
SARANDË - “Omonia” ka ngritur komisionin për vetë-regjistrimin e popullsisë minoritare greke, që jeton në Shqipëri gjatë periudhës qershor-tetor 2012.
Sipas burimeve zyrtare pranë kërsaj organizate është mbledhur Komisioni i Regjistrimit, i kryesuar nga kryetari i kësaj organizate, Vasil Bollano. Në një komunikate për shtyp njoftohet se në mbledhje ishte vendosur hartimi i planit te veprimeve parapërgatitore të procesit të shpallur nga Omonia, regjistrimin e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek.
Procesi i Censusit, sipas krerëve të Omonias, nuk i ofroi komunitetit mundësinë për të rilevuar dinamikën e tij. Regjistrimi, sipas tyre, do realizohet me metoda bashkëkohore statistikore gjatë grumbullimit të të dhënave ne terren dhe përpunimit të tyre. Zyra e shtypit e “Omonia”-s bënte të ditur se komisioni i regjistrimit ka autorizuar kryetarin Bollano të ndërmarrë veprimet dhe konsulencën e nevojshme.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë