Rreth 15 mijë maturantë janë regjistruar në universitete deri më tani, ndërsa të tjerët që nuk janë bindur për programin e studimit që duan kanë ende pak kohë.
Të dielën mbyllet raundi i parë i regjistrimeve.
Ndërkohë që të rinjtë kanë një mundësi të dytë më 16 shtator për të ndërruar universitetin ku janë regjistruar. Disa nga degët nuk kanë më vende të lira dhe mund të humbni degën pas ‘çregjistrimit’.
Për më pak se 8000 maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen aty ku duan, është i vlefshëm raundi i dytë.ka degw qw