Regjistrimi për 14 Majin, Ilir Meta i prezanton kandidatët si të vetët: Nuk janë më të Sali Berishës por të 'Primareve'! Do konkurrojnë dhe fitojnë

Regjistrimi për 14 Majin, Ilir Meta i prezanton kandidatët si të vetët: Nuk janë më të Sali Berishës por të 'Primareve'! Do konkurrojnë dhe fitojnë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Ilir Meta e ka bërë fakt se kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ do të jenë kandidatë të tij për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij kandidatët e zgjedhur nga procesi nuk janë më vetëm të Berishës. Ndonëse ish kryeministri po zhvillon takime me aleatët dhe ende nuk e ka shpallur se do futet në zgjedhje me logon e Partisë së Lirisë, Meta thotë se kandidatët që kanë dalë nga primaret janë të të gjithë opoziës. Kështu nënkuptoi se ata do të kandidojnë përballë mazhorancës nën siglën e Partisë së tij.

Në një konferencë për mediat u shpreh se është entuziast për emrat që dolën nga ky proces dhe ka bindjen se do të arrijnë të rrëzojnë qeverinë e Ramës në zgjedhjet vendore. Për komunikimin me Berishën, Meta thotë se nuk është ndërprerë në asnjë moment pasi bisedojnë online për çdo detaj të marrëveshjes që kanë firmosur më parë si dhe për ecurinë e procesit.

“Të jemi të qartë, kandidatë nuk janë të Sali Berishës por të ‘Primareve’, një proces historik që ka ndodhur për herë të parë në  Shqipëri, një proces me shumë kurajë në një shtet që qeveriset nga një klikë mafioze. Procesi i Primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra kandidatë në të gjithë vendin ka nxjerrë tashmë super kandidatë që nuk i takojnë më Sali Berishës, por të të gjithë shqiptarëve.

Nuk ka hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët që të regjistrohen dhe të jenë fitues. Këtë proces e udhëheqin qytetarët që zgjodhën super kandidatët dhe tani janë këta të fundit që na udhëheqin neve. Unë kudo ku shkoj entuziazmohem nga emrat që kanë dalë nga Primaret. Janë të mrekullueshëm”, tha Ilir Meta.

Sa i përket Këshilltarëve Bashkiakë, Meta përmend sërish marrëveshjen me Sali Berishën, që e cilëson si vulën e gjallë të PD duke shtuar se bashkëpunimi do të funksionojë më së miri.

“Kemi një marrëveshje historike me PD dhe për këshillat dhe shndërrimit të tyre në tribuna ku do të vijnë vetë qytetarët të flasin për shqetësimet e tyre. Dhe të jenëi të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Meta.

Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj i bëri ftesë demokratëve që të bashkohen për zgjedhjet e 14 majit dhe të dalin me kandidat unik duke mos përjashtuar ata të primareve, ftesë që u refuzua nga grupimi i Rithemelimit. Mesa duket, Ilir Meta e ka vendosur dhe është i qartë se këta emra që dolën nga procesi i primareve do të shkojnë në garë vetëm nën siglën e Partisë së tij.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Po shmanget bashkëpunimi për 14 majin? Meta: Frika dhe Berisha s’kanë lidhje! Këshillat Bashkiakë do jenë simbol transparence

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për bashkëpunimin me Sali Berishën, i cili po zhvillon biseda me aleatët dhe nuk po shpall që do të futet në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë së Lirisë.

“Kemi marrëveshje historike me PD, sa i takon çështjes së këshillave dhe shndërrimit të tyre në tribuna dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do funksionojë në mënyrë të mrekullueshme.

Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. Jemi online me Berishën dhe jo vetëm por edhe të gjitha kandidatët e primareve që janë edhe të PL e opozitarëve që duan ndryshimin dhe çrrënjosjen e monizmit në pushtetin vendor. Shihni raportet e organizatave, vetëm 1 bashki, ajo e Shkodrës plotëson kriteret e transparencës, është e vetmja që publikon çdo akt e vendim, të tjerat janë pus i errët. Marrëdhënia jonë me PD dhe gjithë opozitarët është vetëm në interesin e qytetarëve. Shqiptarët do e ndjejnë dallimin.

Këshillat bashkiak do jenë simbol i transparencës. Çdo gjë do jetë përballë qytetarëve. Do jepet llogari për investimet. Ky është angazhimi ynë madhor. Pse duhet të jemi të fundit për arsimin, për pagat e pedagogëve”, tha Meta.

Ora 11:42
Sot 7 marsi, Ilir Meta: Ramaforma e katandisi arsimin në vend! Të rinjtë braktisin rrugët e dijes prej vështirësive ekonomike! Sot është ditë reflektimi

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për cilësinë e arsimit në vend, që thotë se është në gjendje të mjerueshme. Sipas Metës, përkeqësimi i nivelit arsimor vjen paralelisht me situatën ekonomike ndërsa thekson se kjo ditë duhet të jetë për të reflektuar për rimëkëmbjen e arsimit.

“Ramaforma katandisi arsimin në vend. S’ka tregues më alarmant të mbështetjes të arsimit, të të rinjve, të përkeqësimit të cilësisë së arsimit dhe demotivimit të të rinjve për të ecur në rrugë të dijes që shpesh herë i braktisin për të hyrë në rrugë të tjera. Ky përkeqësim dramatik i nivelit të mbarimit të studimit në nivelin e mesëm dhe të lartë në vendin tonë ndryshe nga gjithë vendet e rajonit tregon përkeqësimin dhe dështimin e varfërisë në vendin tonë. Arsimi në vend është në gjendje të mjerueshme.

Është një ditë reflektimi se pa rimëkëmbjen e arsimit, pa mbështetjen e arsimtarëve, pa mbështetjen e kërkimit shkencor ky vend s’mund të ecë kurrë me ato ritme”, tha Meta.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O Metmuti?: 07/03/2023 18:11

    Edhe ky temi i takon PL-se ! Ok ?????????

    Përgjigju
  • kadriu: 07/03/2023 12:42

    nuk i ha me populli e usa keto dokrra por ik se je me vule hajduti e felliqsira e kombit , flitet shume per bemat tuaja or kopuk

    Përgjigju
  • Lezha: 07/03/2023 12:08

    Mire o LikeFloriri.........po ata kelyshet tu ku mesojne dhe jetojne, dhe a eshte ikja e tyre e njellojte si e atyre qe ikin nga veshtiresite???????? Rrace e felliqur!

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/03/2023 11:55

    O Ilir SPIUN Metaj ti vetëm lef hum, hum, hum e një top të madh tum do hash mor Iliri kok trash. Edi Ramën e presin Burra të mdhenj e me ta bisedon. Kurse ti me tipa si Xhilol Mutziu diskuton mor hajvon. A e kupton ti ndryshimin që ke me Edin BURR I MADH I SHQIPRIS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja