Regjistrohen 1.341 qytetarë të infektuar në 24 orë, 3 viktima! 145 pacientë marrin trajtim në spitalet COVID

Regjistrohen 1.341 qytetarë të infektuar në 24 orë, 3 viktima! 145 pacientë marrin trajtim në spitalet COVID

Spitali Infektiv

TIRANË- Koronavirusi ka marrë edhe tre jetë të tjera gjatë 24 orëve të fundit, përkatësisht 3 qytetarë të moshave nga 68-90 vjeç. Edhe këtë të shtunë numri i rasteve të reja mbetet i lartë, ku 1.341 qytetarë kanë rezultuar pozitivë si rezultat i  5.043 testimeve të kryera. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infektimeve ditore në shkallë vendi me 563 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

563 në Tiranë, 79 në Vlorë, 58 në Durrës, 53 në Shkodër, 46 në Lushnje, 45 në Fier, 37 në Elbasan, 34 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, nga 27 qytetarë në Kamëz, Krujë, nga 24 qytetarë në Korçë, Berat, nga 19 qytetarë në Kuçovë, Lezhë, Vorë, 18 në Pogradec, 15 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Patos, nga 12 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Skrapar, 11 në Mirditë, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Vau i Dejës, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Memaliaj, nga 6 qytetarë në Dimal, Selenicë, Divjakë, Tropojë, nga 5 qytetarë në Has, Devoll, Poliçan, nga 4 qytetarë në Këlcyrë, Libohovë, Delvinë, Himarë, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Dibër, Kolonjë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Maliq, Përmet, Dropull, Shijak, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Konispol, Finiq, Cerrik, Belsh.

spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa numri rasteve aktive vijon të jetë i lartë, në të gjithë vendin janë 21.389 pacientë pozitiv me koronavirus.  Në 24 orë janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Janar 2022)

Raste të reja ditore         1341

Të shëruar në 24 orë      2163

Të shtruar në spitale       145

Humbje jete në 24 orë    3

Testime ditore                 5043

 

Testime totale              1,659,417

Raste pozitive                 257,082

Raste të shëruara             232,356

Raste Aktive                      21,389

Humbje jete                         3,337

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            9669

Fier                 1868

Shkodër         1765

Vlorë                1488

Elbasan          1286

Gjirokastër      1124

Durrës             1101

Korçë               870

Berat                 886

Lezhë                815

Kukës                 305

Dibër                  212

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore