Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 233 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe dy humbje jete. Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, qytetarët në këto bashki: 78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.
Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç. Ndërkohë janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (25 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 233
Të shëruar në 24 orë 1044
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 606
Testime totale 1,903,035
Raste pozitive 305,123
Raste të shëruara 292,597
Raste Aktive 8,997
Humbje jete 3,529
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,264
Durrës 637
Fier 620
Vlorë 463
Elbasan 400
Shkodër 379
Berat 368
Korçë 260
Lezhë 244
Gjirokastër 177
Dibër 127
Kukës 58