Pandemia Covid/ 953 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima në Itali! Regjistrohen 24 milionë pozitivë dhe 810 mijë vdekje në botë

Pandemia Covid/ 953 raste të reja infeksioni dhe 4 viktima në Itali! Regjistrohen 24 milionë pozitivë dhe 810 mijë vdekje në botë

Në të gjithë botës, numri i përgjithshëm i personave të identifikuar të infektuar nga koronavirusi është në pragun e 24 milionë, për një total prej afro 810 mijë viktima që prej fillimit të pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në grafikun e pandemisë renditjen e kryeson SHBA-ja, me më shumë se 5 milionë e 700 mijë raste infeksioni dhe afro 177 mijë viktima, e ndjekur nga Brazili me mbi 3.6 milionë të prekur dhe rreth 115 mijë vdekje prej Covid-19, dhe më pas India e Rusia.

Në SHBA, autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit ka patur më shumë se 31 mijë raste të reja të identifikuar me Covid dhe 450 viktima. Sipas të dhënave, shteti i New York-ut është i godituri më rëndë nga pandemia, teksa ka regjistruar deri tani afro 33 mijë viktima. New Jersey dhe Kalifornia kanë raportuar përkatësisht nga 16 dhe 12 mijë vdekje prej infeksionit.

Gjermania ka raportuar për 711 të identifikuar të rinjë me koronavirusi dhe 3 viktima. Në vend totali i të prekurve që prej fillimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:25
Covid në Itali/ Ngadalësohet rritja e infeksioneve, regjistrohen 953 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.441 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 953 raste të reja pozitiv (dje ishin 1071), për një total prej  260.298 të prekurish nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi gjithashtu se në spitale ndodhen të shtruar në kujdesin intensive 65 pacientë, 4 më pak se dje.

Në vend sot pati edhe 192 pacientë të shëruar për një total prej 205.662

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 110 rastë të reja pozitiv.

Që prej fillimit të pandemisë në Rajon totali i vdekjeve ka shkuar në 16 857 kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 98.426.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj