TIRANË- Infektimet në vendin tonë vijojnë të mbesintë larta, ku gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 9.485 testime, janë regjistruar 2.670 pozitivë me COVID-19. Në statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë vihet re se Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, ku vetëm gjatë 24 orëve ka shënuar 1.434 raste, e ndjekur nga Shkodra 148 raste, 105 në Durrës, 101 në Vlorë.
Infeksionet e regjistruar në të gjitha Bashkitë:
1,434 në Tiranë, 148 në Shkodër, 105 në Durrës, 101 në Vlorë, 75 në Elbasan, 51 në Fier, Sarandë, 48 në Kamëz, Gjirokastër, 44 në Lushnje, 37 në Krujë, 36 në Korçë, 35 në Kurbin, Pogradec, 32 në Berat, 27 në Tepelenë, 25 në Vorë, 24 në Lezhë, 21 në Devoll, 20 në Kuçovë, 18 në Mirditë, Mallakastër, 17 në Kavajë, Patos, 16 në Gramsh, 15 në Skrapar, 13 në Dibër, 11 në Vau i Dejës, Divjakë, Përmet, 9 në Kukës, Peqin, Tropojë, 8 në Kolonjë, 7 Konispol, Memaliaj, Prrenjas, 6 në Has, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cërrik, 5 në Mat, Belsh, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Shijak, Himarë, 2 në Pukë, Fushë-Arrëz, Rrogozhinë, Dimal, 1 në Bulqizë, Finiq, Libohovë, Maliq, Poliçan.
Nuk mundën ta fitonin betejën me koronavirusin 6 qytetarë, 2 qytetarë nga Saranda 36 dhe 84 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana 62 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Berati 66 vjeç dhe 1 qytetar nga Gjirokastra 67 vjeç.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 24.105 pacientë aktivë me COVID-19. Në 24 orë janë shëruar 2.152 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 216.785 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Statistika (21 Janar 2022)
Raste të reja ditore 2,670
Të shëruar në 24 orë 2,151
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 9,485
Testime totale 1,614,613
Raste pozitive 244,182
Raste të shëruara 216,785
Raste Aktive 24,105
Humbje jete 3,292
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11,409
Fier 1,841
Elbasan 1,697
Durrës 1,628
Shkodër 1,649
Vlorë 1,471
Gjirokastër 1,132
Korçë 926
Lezhë 917
Berat 889
Dibër 284
Kukës 262