TIRANË- Koronavirusi në vendin tonë ka shënuar katër viktima gjatë 24 orëve të fundit, të moshave 65 vjeç deri në 85-vjeç. Si rezultat i 2506 testimeve, 406 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto Bashki:
185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6551 pacientë aktivë me virusin, ku 136 pacientë po marrin trajtim në spitale, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 484 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191.386 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (3 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 406
Të shëruar në 24 orë 484
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2506
Testime totale 1,400,658
Raste pozitive 201,045
Raste të shëruara 191,386
Raste Aktive 6,551
Humbje jete 3,108
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3318
Fier 645
Gjirokastër 534
Shkodër 461
Berat 351
Durrës 345
Elbasan 299
Vlorë 213
Lezhë 146
Korçë 129
Dibër 67
Kukës 43
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
46.7%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 10473
Lajme të tjera
-
‘Krizë’ për punonjësit social në institucionet shtetërore! Vataj për Report Tv: Pozicion që lihet bosh, fatkeqësisht u duhemi vetëm për ngjarjet e rënda në shoqëri
10 Mars, 15:53
-
Manastirliu i dorëzon Kartën e Autonomisë Menaxheriale Spitalit Memorial Fier: Spitali do vetë-administrohet, rritje e cilësisë së shërbimit
10 Mars, 15:26
-
Rama: Fishat e diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç
10 Mars, 09:05
-
Mbylli sot punimet Kongresi i parë i Shëndetësisë! Përfundimet: Ulim pababrazitë, shtohen shërbimet e digjitalizuara
7 Mars, 21:19
-
Rama: Në prill rrisim me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë! Nuk financojmë studentët e mjekësisë që sa të marrin diplomën të ikin në Gjermani
6 Mars, 10:05
-
130 sëmundje të rralla në Shqipëri, vetëm 6% e tyre kanë mjekim! Mjekët: Bëni konsulenca kur keni histori të sëmundjes gjenetike në familje
28 Shkurt, 17:25
-
U ri-operua pas 20 vitesh në zemër te ‘Shefqet Ndroqi’, kryhet me sukses ndërhyrja delikate tek 45-vjeçari
20 Shkurt, 10:31
-
Ministrja e Shëndetësisë: Për herë të parë dy njësi të lëvizshme për kujdesin dentar të fëmijëve
17 Shkurt, 17:24
-
Vijnë dozat e tjera të vaksinës ndaj kancerit të qafës së mitrës, ministrja: Deri më tani janë vaksinuar 2400 vajza
15 Shkurt, 11:58
-
Mjekët në QSUT kryejnë ndërhyrjen e rrallë në zemër te i riu, operacioni realizohet për herë të parë në Shqipëri
12 Shkurt, 13:36
-
Foshnja 1 vjeçe u infektua me HIV në QSUT, pas investigimit të Report Tv, Gjykata e Apelit urdhëron prokurorinë të nisë hetimet
10 Shkurt, 16:06
-
Goditja e mjekes në QSUT, kreu i Urdhrit të Mjekëve: Të ndërmerren masa urgjente për të luftuar dhunën ndaj bluza të bardha
9 Shkurt, 12:51