9 viktima dhe 1229 raste Covid në Itali! Dyfishohen çdo dy javë rastet e infeksionit në Francë…Regjistrohen 925 mijë vdekje nga koronavirusi në botë

9 viktima dhe 1229 raste Covid në Itali! Dyfishohen çdo dy javë rastet e infeksionit në Francë…Regjistrohen 925 mijë vdekje nga koronavirusi në botë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me koronavirusin ka tejkaluar pragun e 925,000.

Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, vendi më i prekur në terma absolutë mbeten Shtetet e Bashkuara, me gati 195,000 vdekje dhe mbi 6.55 milion infeksione. Pasuar nga Brazili (132,006), India (79,722), Meksika (70,821) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,628).

Brazil, vdekjet totale tejkalojnë 132 mijë

Brazili regjistroi edhe 381 vdekje të tjera dhe 15,155 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Këshilli Kombëtar Brazilian njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të Covid -19 në vendin e Amerikës së Jugut është rritur në 4,345,610, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 132,006.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:27
Covid-Francë/ Marsejë dhe Bordo kufizojnë aktivitetet publike

Franca, pas disa ditësh me 10 mijë raste të reja infeksioni, prej dy ditësh po raporton shifra në rënie…por dy prej qyteteve më të mëdha franceze, Marsejë dhe Bordo, ku koronavirusi po përhapet me ritme tejet të shpejta, kanë kufizuar aktivitetet publike, ndërsa qeveria po përpiqet me çdo kusht të shmangë një izolim të ri kombëtar.

Në Marsejë, ku kapaciteti në terapitë intensive është drejt ezaurimit mes rritjes së shpejtë të rasteve me koronavirus, autoritetet ndalojnë klientët të qëndrojnë në këmbë në bare, apo të konsumojnë alkool në publik.

Grumbullimet me mbi 10 persona nuk do të jenë më të lejueshme në parqet dhe plazhet e qytetit dhe çdo event me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës do të anulohet.

Një kufizim i tillë prek vendet të tilla si stadiume, sallat koncertesh, e gjithashtu demonstrata e panaire.

Në Bordo, prania e shtuar policore do të garantojë respektimin e masave të ngjashme.

Ora 17:00
Covid në Itali/ Regjistrohen 1229 të infektuar dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi (dje ishin 14)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.633

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1229 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1008) për një total prej 289 990 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 695 të shëruar, për një total prej 214,645 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 viktima dhe 176 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.903 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 103640

Ora 16:19
Covid në Francë/ Dyfishohen çdo dy javë rastet e infektimeve… spitalet në alarm

Zyrtarë të lartë të shëndetësisë në Francë paralajmëruan sot se numri i rasteve me COVID-19 po dyfishohet çdo dy javë në radhët e popullsisë së Parisit dhe se të prekurit mund të kërkojnë terapi intensive në repartet e terapisë intensive tashmë të mbipopulluara.

Sikurse vende të tjera europiane, Franca është përballur me një rritje të re të rasteve me Covid, ndërsa qeveria ka premtuar shtimin e testeve dhe forcimin e masave në zonat me infeksion të lartë, me synim për të shmangur një rikthim të bllokadës së përgjithshme të vendosur më herët gjatë vitit.

Drejtori i spitaleve të rajonit të Parisit, Martin Hirsch deklaroi se pavarësisht një ritmi më të ulët të infektimeve krahasuar me pranverën, numri i shtrimeve në spitale po dyfishohet çdo muaj.

“Rastet dyfishoheshin çdo tre ditë në fillim të marsit, ndërsa tani dyfishimi ndodh çdo dy javë. Të paktën kështu konstatuam javën e kaluar. Në spitalet tona, shifra e të shtruarve dyfishohet çdo tre javë ose çdo muaj, pra po dyfishohet më ngadalë dhe kjo është arsyeja përse nuk po ndjejmë të njëjtën shkallë urgjence që ndjemë në pranverë. Por sërish shifrat po rriten, ndaj dhe ne duam ta ndryshojmë këtë trend dhe mund ta bëjmë”, është shprehur Hirsch.

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 7183 raste të reja Covid dhe 6 vdekje.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins totali i të identifikuarve pozitiv është rritur në 381 004 për një total prej 30916 viktima që prej fillimit të emergjencës shëndetësore

Ora 14:21
Covid/ Izraeli regjistron 5000 raste të reja infeksioni! Në 24 orë 150 viktima në Rusi

Në 24 orët e fundit, në Izrael janë regjistruar rreth 5000 raste të reja infeksioni, saktësisht 4812.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky është rekord i ri i regjistruar që prej fillimit të pandemisë. Sipas autoriteteve numri I përgjithshëm I viktimave ka shkuar në

1,136. Nga e premtja e ardhshme, Izraeli do të ketë një bllokim total prej 3 javësh, në tentativë për të frenuar rritjen e rasteve të Covid.

Autoritetet shëndetësore kanë specifikuar se gjatë bllokimit, izraelitët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk do të jenë në gjendje të shkojnë më shumë se 500 metra larg nga shtëpitë e tyre.

Rusi në 24 orët e fundit janë konstatuar 5,529 raste të reja të covid-19 dhe 150 njerëz kanë vdekur nga sëmundja, kështu raporton qendra kombëtare e operacioneve antikoronavirus, sipas së cilës infeksionet e reja ditore kanë arritur nivelin maksimal që nga 27 korriku.

Zyrtarisht, që nga fillimi i epidemisë në Rusi ka pasur 1,073,849 raste kovid-19 dhe 18,785 vdekjeve të shkaktuara nga virusi sars-cov-2.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive