Në Itali regjistrohen 1597 raste të reja dhe 10 viktima! Mbi 900 mijë vdekje Covid në botë! Franca raporton rreth 10 mijë pozitivë në një ditë

Në Itali regjistrohen 1597 raste të reja dhe 10 viktima! Mbi 900 mijë vdekje Covid në botë! Franca raporton rreth 10 mijë pozitivë në një ditë

Në të gjithë botën numri i viktimave nga infeksioni i koronavirusit ka tejkaluar pragun e 9000 rasteve.

Sipas të dhënave të dala nga Univesriteti Johns Hopkins, ttotali i rasteve të personave të identifikuar të prekur nga Covid është më shumë se 2.7 milionë.

Në SHBA, numri i vdekjeve të koronavirusit ka tejkaluar 190 mijë, ndërsa rastet janë 6,351,623 milionë.

Virusi duket se është ishfrenuar në Indi, ku rastet e konfirmuara janë tani më shumë se 4.3 milionë, për shkak të 90,802 të infektuar të regjistruar ditën e fundit, ndërsa vdekjet në vend janë rreth 74,000.

Situata mbetet kritike edhe në Brazil, ku 1,075 vdekje dhe 35,816 infeksione janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve Covid-19 në vendin e Amerikës së Jugut është rritur në pothuajse 4.2 milionë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 128,000.

Tani ka më shumë se 300,000 vdekje në të gjithë Amerikën Latine.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Franca në valën e dytë? Regjistron rreth 10 000 raste të reja Covid dhe 19 viktima

Franca ka regjistruar sot rreth 10 mijë raste të reja infeksioni Covid, saktësisht 9843, dhe 19 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të identifikuave pozitivë me Covid është rriturr në 353 944 kurse totali i viktimave ka shkuar në 30 813.

Sot Presidenti Macron tha se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të  vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momenti për të krijuar panik.

Masat e reja do të shpallen nesër nga Këshilli i Mbrojtjes si nevojë e ‘përshtatjes me Covid’.

Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është "shqetësuese", veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur.

Britania e Madhe regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2919 raste të reja infeksioni dhe 14 viktima.

Totali I të prekurve nga Covid është 358 138 kurse numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 41 608

Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Portugalia

Udhëtarët, të cilët mbërrijnë në Angli nga Portugalia kontinentale, një destinacion popullor për turistët britanikë, Hungaria dhe territoret franceze të përtej detit, do të duhet të bëjnë dy javë karantinë për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot qeveria britanike.

“Të dhënat tregojnë se ne duhet të heqim Portugalinë (por jo Azoret dhe Madeiran), Hungarinë, Polinezinë Franceze dhe Réunionin nga lista e vendeve të përjashtuara nga karantina, për të garantuar sigurinë e të gjithëve”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.

Ministri theksoi, gjithashtu, se Suedia tani do të përjashtohej nga kjo masë.

Ora 19:01
4 viktima/ Rekord rastesh në Greqi, 372 pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqia ka shënuar sot një tjetër rekord sa i përket shifrave të COVID-19.

372 raste janë regjistruar së fundmi si asnjëherë më parë teksa ka dhe 4 vdekje të tjera.

Në fakt, 164 e rasteve të sotme vijnë nga kllasterat e COVID-19 që dihen tashmë, kurse vetëm 21 janë pikasur në portat hyrëse të vendit.

Greqia me 3 viktimat e fundit tashmë regjistron 297 në total, dhe duket se do të kalojë 300-tën

Ora 17:16
Rriten rastet Covid në Itali/ Regjistrohen 1597 të infektuar dhe 10 viktima në 24 orët e fundit

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 10 viktima nga koronavirusi (dje ishin 14).

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35 587 

 Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1597 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1434) për një total prej 283 180 të prekurish nga Covid.

Gjithashtu pati edhe 613 të shëruar, për një total prej 211 885 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 1 viktimë dhe 245 raste të reja pozitiv.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në rajon ka shkuar në 16 892 kurse totali i rasteve pozitive është rritur në 102 548 që prej fillimit të pandemisë

Ora 15:31
Pandemia në botë/ Më shumë se 12 mijë raste të reja Covid në Argjentinë! Izraeli raporton për 4000 të prekur në një ditë

Në Argjentinë pandemia e koronavirusit ka regjistruar një rekord të ri ditor të infeksioneve në 24 orët e fundit (12,259) dhe sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid në vendin e Amerikës Latine ka shkuar në 512,295.

Raporti i fundit i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë thotë gjithashtu se 254 persona të tjerë vdiqën dje, për një total prej 10,658 viktima në të gjithë vendin.

Infeksionet në Izrael vazhdojnë të rriten: në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ato ishin pothuajse 4 mijë (3,904), më e larta shifër ditore e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Rastet aktive tani janë 31,769 me 474 pacientë në gjendje të rëndë dhe 133 prej tyre në ventilim.

Vdekjet janë gjithashtu në rritje, me 11 viktima të reja që arrijnë gjithsej 1,054.

Ora 14:23
Boom raste të reja Covid në Francë, regjistrohen 8577 të prekur dhe 30 vdekje! Macron paralajmëron rivendosjen e masave

Franca regjistroi gjatë 24 orëve të kaluara 8577  raste të reja infeksioni dhe 30   viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid është  344 101 kurse totali i vdekjeve, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 30 794. 

Fresidenti Macron tha sot se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të  vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momënti për të krijuar panik.

Masat e reja do të shpallen nesër nga Këshilli i Mbrojtjes si nevojë e ‘përshtatjes me Covid’.

Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është "shqetësuese", veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur.

Sipas Delfraissy, "mund të ketë një rritje shumë të shpejtë, eksponenciale në një kohë të mëvonshme të infeksionit".

"Franca - tha Delfraissy - është në një nivel shqetësues pandemie, i cili nuk është si ai i Spanjës, por që nuk është larg tij, me një vonesë prej ndoshta pesëmbëdhjetë ditësh dhe që është shumë më serioz se ai i Spanjës dhe Italisë”.

Në veçanti, Delfraissy foli për forcimin e mbrojtjes së të moshuarve dhe njerëzve me faktorë rreziku (diabeti, mbipesha, sëmundjet e frymëmarrjes). Për pjesën tjetër të popullsisë, "Franca duhet të fillojë të jetojë përsëri", por duke mbetur "shumë aktive në strategjinë e izolimit të rasteve të reja".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)

Kamëz/ Kërcënoi gruan dhe fëmijët se do i digjte me benzinë! Më pas i vuri flakën banesës, arrestohet 54-vjeçari (EMRI)