Regjistrohet rekord i nivelit të borës
në bregun e Detit të Japonisë

Regjistrohet rekord i nivelit të borës<br />në bregun e Detit të Japonisë<br>
Rënia e dëborës po vazhdon të pengojë trafikun dhe jetën e përditshme të njerëzve në zonat përgjatë bregut të Detit të Japonisë, për shkak se rreshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe kanë arritur mbi 1.5 metra në disa qytete, kjo ka shkaktuar problem të shumta.

Qyteti i Kagës në Prefekturën Ishikawa kishte 1.94 metra dëborë. Dëbora arriti në 1.34 metra në Fukui City në prefekturën Fukui. Qyteti kishte dëborën më të madhe që nga viti 1981.

Metereologët paralajmërojnë se rreshjet e dëborës do të vazhdojë të bien deri ditën e enjten dhe automjetet duhet të lëvizin me zinxhirë pasi rrugët janë të pakalueshme.

Autoritetet ju bëjnë thirrje njerëzve në zonat e goditura nga rreshjet e shumta të dëborës që të marrin masa për të shmangur daljen jashtë. Ata gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm kur pastrojnë borën dhe këshillohen të qëndrojnë në gatishmëri për orteqet.

japoni
Dëbora arrin mbi 1.5 metra në disa qytete

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit